Vasili: Berisha e Rama bënë shkëmbim të turpshëm

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili u shpreh për miratimin e ligjeve të kodit zgjedhor dhe atë të Prokurorisë. Sipas Vasili sot matrapazët e njohur Berisha e Rama bënë shkëmbimin e turpshëm duke shkëmbyer Kodin Zgjedhor me ligjin për Prokurorinë duke shënuar një tjetër moment të shëmtuar në historinë thellësisht të kompromentuar të këtij parlamenti. "Sot këta pazarxhinj të pacipë miratuan një Kod Zgjedhor kundër standarteve demokratike, sepse i tremb keqas vota e lirë, sepse ajo tregon qartë forcën politike të çdo partie si dhe vlerësimin real që zgjëdhësit kanë për ta" u shpreh Vasili.