KQZ hap kutite pa miratuar vendimin

TIRAN- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi dje kutite e votimit duke anashkaluar cdo procedure ligjore dhe madje pa marre asnje vendim. Qe nje vendim te kete fuqi ligjore ai duhet te miratohet ne parim nen per nen dhe me pas ne teresi.
Dje kater anetare te KQZ-se vendosen qe te hapin kutite e Tiranes pa kaluar votimin nen per nen dhe me pas ne teresi. Me kater vota pro dhe tre kunder anetaret miratuan parimisht aktin me ane te cilin iu hap rruga hapjes se kutive te votimit dhe rivleresimit te fleteve te kontestuara nga KZAZ-te.
Te parat qe jane hapur kane qene kutite e KZAZ 47 me saktesisht QV 1759 ne te cilen u gjenden kater flete te pa numeruara ku dy i takonin keshillit bashkiak ndersa dy te tjerat per kryetar bashkie.
Tensioni jashte godines se KQZ-se eshte pasqyruar edhe ne mbledhjen e ketij institucioni ku mbledhja u nderpre disa here deri ne qetesimin e paleve nderkohe qe brenda nuk munguan as fyerjet. Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi duke kundershtuar aktin e paraqitur nga kater anetaret e djathte kerkoi fillimisht miratimin e tabeles perfundimtare te rezultatit per njesine numer 5. une dhe kolegu im zoti Laze kemi kerkuar nga KQZ te bejme procedure per te miratuar tabelen e rezultateve zgjedhore per njesine 49 pasi te gjitha aktet kane mberritur ne KQZ. E kjo vendimmarrje kerkonte veprim te shpejte. Mbledhja te nise nga kjo ceshtje- tha Subashi.
Ne fjalen e saj nenkryetarja u shpreh se ndihet nen presion per vendimmarrjen e saj per shkak te forcave te shumta te policise qe kane rrethuar KQZ-ne dhe turmes. Publikisht qe shteti te na marre ne mbrojtje. Ashtu si ju qe truprojat ju shoqerojne me te njejten detyre e status jemi dhe ne. Shteti te mos beje diferencim per ne te tjeret. Jemi te kercenuar te frikesuar nga gjithe ajo force policore qe ka rrethuar KQZ.
Nuk mund te jem e lire per te bere nje gjykim te drejte e sipas ligjit nga frika qe kam per te ushtruar detyren- deklaroi Subashi. Nenkryetarja e KQZ-se kerkoi edhe pjesemarrjen e deputeteve te majte pasi sipas saj mbledhjet e ketij institucioni jane publike. Ndersa perfaqesuesi ligjor i Partise Demokratike Njazi Kosovrasti kerkoi rivleresimin e votave te kontestuara te cilat jane gjendur ne kutite e keshillit bashkiak.
Zgjedhesi ka votuar per nje proces te vetem zgjedhor. Qartesisht dhe vota e hedhur eshte ne te njejtin format madhesi ngjyre duke e bere plotesisht te vlefshme kete flete votimi. Zgjedhesi nuk mund te konsiderohet fajtor e te ndeshkohet. Vleresoni e numeroni cdo vote. Rimerrni dhe vleresoni cdo vote- tha Kosovrasti.
Por ndryshe nga kerkesa e dy anetareve te KQZ-se dhe ajo e rreth 60 deputeteve te Partise Socialiste KQZ mori nje vendim qe ndalon deputetet te marrin pjese ne seanca. Sipas ligjit seancat jane te hapura edhe per publikun e thjeshte por ne kete rast nuk do te lejohet askush brenda ne sallen e mbledhjeve.