Tirana e 1914-tës, dokumentuar në Arkivin e Filmit

Tirana e dikurshme, e gjitha një kronikë, foto dhe imazhe të hershme që jo gjithmonë janë shfaqur. Panoramimet në foto dhe video datojnë që në 1914-tën. Në formatin bardhë e zi dashamirësëve të Tiranës u shfaqet panorama e dikurshme e qytetit. Xhamia e Et`hem Beut dhe Kisha e katolikëve dhe më pas imazhet shkojnë në dasmën e mbretit Ahmet Zogu dhe ndëtimin e godinave të reja të metropolit të Shqipërisë.
Të pranishëm në Kinemanë e Arkivit të Filimit ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, drejtues të medias, artistë dhe ata që dëshironin të përjetonin kujtimet për Tiranën e dikurshme.
Elvira Dimaniti, drejtoreshë e arkivit qëndror të filmit thotë se këto video përkojnë me pavarësinë e Tiranës si kryeqytet.
Ndërsa auditori i vëmendëshën ndiqte imazhet, Drejtoresha e Arkivit thotë se të tjera materiale në video, kryesisht dokumenta historikë do të shfaqen për 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërsa pjesa e dytë e shfaqes ishte për dashamirësit e filmit, në regjinë e Dhimitër Anagnostit dokumentari "Motivet e së djelës" që risillte pjesë nga realiteti i dikurshëm në Tiranë.
Kjo shfaqe e mbështetur edhe nga klubi i Ambasadorëve synonte të sjellë për të huajt dhe shqiptarët atë pjesë të shkuar historike.