E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksplozivi në Kallmet, arrestohet një tjetër i dyshuar

Një javë pas arrestimit të “gjashtëshes” të dyshuar si autorë për shpërthimin e eksplozivit në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës, në prag të natës së ndërrimit të viteve , policia e Shkodrës ka vënë në pranga të shtatin person në listën e të dyshuarve për këtë ngjarje. Shtetasi i vënë në pranga është Kastriot Gjeloshi, 24 vjeç, nga fshati Torovicë. Kështu Gjeloshi është personi i shtatë i arrestuar si autor i vendosjes së ekspozivit në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës.
Më herët policia ka arrestuar:
1. Besmir Lugina, 25 vjeç, banues në Balldren, Lezhë

2. Xhevahir lugina, 23 vjeç banues në Balldren, Lezhë

3. Mhill (Nikollë) Thepi, 20 vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër

4. Gazmir Dedaj, 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë

5. Aleksander Boka, 28 vjeç, banues në fshatin Balldren, Lezhë

6. Ernest Preçi, 47 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 metër fitil zjarrpërcjellës; 190 kapsolla detonatore; lëndë artizanale për eksploziv; një armë zjarri automatike; katër motoçikleta dhe një autoveturë, të cilat janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprave penale.

Arrestimi i gjashtë personave të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në dy shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës nuk konsiderohet thjesht si prangosje e autorëve të një krimi, por ajo është cilësuar si një akt tejet i rëndë, mbase edhe terrorist që synonte nxjerrjen jashtë funksionit të HEC-eve të Komanit e Fierzës.

Hedhja në erë e dy shtyllave të tensionit të lartë mund të linte në errësirë pjesën më të madhe të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›