E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e humbur

Qytetaret ne Tirane kane nevoje per nje debat te gjate dhe jo nje fushate te thjeshte politike per tu bindur se perse duhet te votojne ndryshe pas 11 vitesh. Por ende thjesht per arsye politike mazhoranca nuk po e certifikon kandidatin e saj. Batutat e kryeminsitrit ne mbledhjen e qeverise nje lloj zyrtarizimi i Bashes ky perseri me shume u moren me kundershtarin se sa me vizionin per kryeqytetin.

Nga Armand Shkullaku

Tirana kryeqyteti i shqiptareve prej kohesh e ka humbur shkelqimin. Entuziazmi dhe energjia pozitive e disa viteve me pare jane harruar. Ndjenja e nje qyteti te madh e te ri ne moshe qe po ngrihej tashme eshte shuar.

Zhgenjimi deshperimi dhe nje lloj zbrazetie shihet thuajse me sy ne te gjithe Tiranen. Sheshi Skenderbej i shnderruar ne kantier rruge te bllokuara kaos dhe trafik i sketerrshem hapesira qe gjithnje vine duke u ngushtuar8230 Pas vrullit te ndryshimeve qe nisen ne vitin 2000 gjithcka duket e lene pas dore. Qyteti ashtu si bojrat e zbehura te ndertesave te vjetra po shkon me shpejtesi drejt rrenimit dhe askush nuk ka ndermend te vere dore mbi te.

Zgjedhjet e ardhshme lokale jane deshmia me e mire per kete. Per Tiranen vendin ku sot jeton i perqendruar numri me i madh i shqiptareve askush prej atyre qe pretendojne ta administrojne ate nuk kane paraqitur ndonje plan.

Madje me keq akoma kur duhen vetem dy muaj nga zgjedhjet dy forcat kryesore politike ende nuk kane shpallur zyrtarisht kandidatet e tyre. E Tirana do te kishte patur nevoje per nje fushate dhe debat publik shume me te gjate se sa ditet qe kane mbetur. Kandidatet prej kohesh do te duhej te ishin shpallur dhe te kishin shpalosur programin e tyre kater vjecar per kryeqytetin. Ne piken ku ai eshte katandisur debati per te ardhmen e tij do te duhej te perfshinte per muaj me radhe specialistet dhe opinionin publik per te percaktuar zgjidhjen me te mire qe do te mund ta shpetonte ate. Por mesa duket kete here Tiranen e humbem.

Tirana eshte e humbur sepse qartas eshte kthyer ne peng te konfliktit politik PD- PS. Askush prej pretendeteve nuk po e sheh ate si nje hapesire te perbashket ku duhet te jetojne me se miri afro 1 milion njerez por si nje trofe lufte qe do te percaktoje fatin e nje beteje me te madhe.

Kjo qe po ndodh kete here nuk ka ngjare ne vitin 2000 kur Edi Rama kandidonte perballe Besnik Mustafait dhe ku projekti per te ardhmen e kryeqytetit ishte ne qender te debateve. Nuk ka ngjare as ne 2003-shin kur Ngjela sfidoi Ramen me ide dhe alternativa konkrete per ndryshimin e Tiranes e madje as ne 2007-en kur megjithe politizimin prej ankthit te kreut te ri te PS per te hyre ne zgjedhje punet perurimet projektet etj ishin boshti i fushates elektorale. Madje si asnjehere tjeter 60 dite perpara zgjedhjeve ende nuk dihen emrat e kandidateve merre me mend pastaj programet e tyre.

Edi Rama peng i perjetshem i anktheve dhe dilemave te veta ende nuk e di se cfare duhet te beje te kandidoje ose jo. Sigurisht jo ne funksion te administrimit te kryeqytetit por te konjukturave politike ne PS dhe te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Kandidimin per Tiranen per rrjedhoje edhe rezultatin zgjedhor Rama e sheh ekskluzivisht ne plan politik dhe qe pse jo do te percaktonte te ardhmen e tij ne krye te se majtes. Prandaj dhe nuk ngurroi qe nga Fieri pa iu dridhur zeri ti conte nje mesazh kryeqytetasve se as nga keto zgjedhje te mos prisnin ndonje ndryshim ne Tirane. Ato sipas Rames do te jene zgjedhje politike per te larguar Sali Berishen. Pra nuk mjafton fakti qe prej sa eshte zgjedhur kryetar i PS 6 vjet Edi Rama ka braktisur Tiranen per tiu perkushtuar nje tjeter projekti politik por edhe mandatin e ardhshem ai do ta perdore po ne te njejtin funksion. Per kete sigurisht u takon votuesve te kryeqytetit ta gjykojne kryetarin e tyre 11- vjecar.

Nga ana tjeter edhe mazhoranca e mposhtur tre here radhazi ne Tirane duket se me shume ka patur shqetesim emrin e kandidatit rival se sa nje projekt te madh per te ndryshuar kryeqytetin. Vonesa ne shpalljen e emrit te Lulezim Bashes nuk ka shpjegim tjeter. Kandidati i mazhorances do te duhej te ishte zyrtarizuar me kohe pavaresisht llogarive te Rames.

Qytetaret ne Tirane kane nevoje per nje debat te gjate dhe jo nje fushate te thjeshte politike per tu bindur se perse duhet te votojne ndryshe pas 11 vitesh. Por ende thjesht per arsye politike mazhoranca nuk po e certifikon kandidatin e saj. Batutat e kryeminsitrit ne mbledhjen e qeverise nje lloj zyrtarizimi i Bashes ky perseri me shume u moren me kundershtarin se sa me vizionin per kryeqytetin. Po keshtu nje parrulle e vendosur ne nje ceremoni te ministrit Basha per sistemin e kamerave per nje Tirane te sigurte europiane ishte nje tjeter shenje e dobet per te startuar nje gare kaq shume te rendesishme. Edhe ne kampin e shumices me teper se sa shqetesimi per te ardhmen e kryeqytetit lexohet kujdesi per zgjedhjet parlamentare.

Prandaj edhe ne mandatin e ardhshem 4 vjecar Tirana duket e humbur. Fatkeqesisht me 8 maj gjithcka eshte pergatitur te rrjedhe ne funksion te zgjedhjeve parlamentare dhe jo te permiresimit te jeteses ne kryeqytet. Situata konfiktuale politike e ka marre peng administrimin e kryeqytetit duke na detyruar te shkojme ne kutite e votimit jo per Tiranen por per Berishen dhe Edi Ramen.

NOA

Lajme te ngjashmePS Turp nese Basha eshte kandidat per TiranenRama Demonstratat do te intensifikohenBasha Policia 24 ore survejim me kamera ne Tirane Projekti kamera te policise ne rruget e Tiranes Anullon viziten ne Kosove vjen sot ne Tirane Thomas Countryman LidhjeArmand Basha gara rama shkullaku Tirane

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›