E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gracka e pergjegjesise se perbashket

/ /

NgaENO BOZDO

Jo vetem duke marre shkas nga nje artikull i z. Lubonja botuar ne kete gazete disa dite me pare por edhe nga nje fryme e hasur rendom se fundmi ne media dhe opinionin publik ne deklaratat e disa OJF-ve por edhe ne gjuhen e disa prej aktoreve politike e sociale do te desha te trajtoj temen e pergjegjesise kolektive dhe shperndarjes simetrike te fajit vecanerisht ne kontekstin politik shqiptar te muajve te fundit. Ne shume artikuj apo prononcime publike per ate cfare po ngjet sot ne Shqiperi ne qendrime te analisteve por edhe te figurave te njohura apo relativisht te njohura per  opinionin publik duke filluar qe nga ceshtja e kutive te pahapura deri tek dhuna e pashembullt e 21 janarit shprehet mendimi gracke se pergjegjesia eshte e paleve e te dy kraheve te politikes dhe se te gjithe jane fajtore pak a shume ne menyre te barabarte.
Kjo logjike paralizuese tenton ta percoje pergjegjesine si nje te plote e te pandashme tek e gjithe klasa politike tek pozita dhe opozita tek deputetet pa dallim ngjyre tek qeveria dhe perfundimisht tek te gjithe te marre se bashku. Ne kete menyre te majte e te djathte pa asnje perjashtim jane pergjegjes per cfare po ndodh ne Shqiperi prej kohesh Fajin na e paska klasa politike en block dhe si rrjedhim logjik PD-ja dhe PS-ja jane thjesht dy ane te se njejtes medalje te medaljes se konfliktualitetit politik te zgjatur te paaftesise per te ndertuar nje shtet normal mbi bazat dhe filozofine e Europes se bashkuar
Duket mos dashur qe ky artikull te tingelloje sadopak polemizues nuk mund sidoqofte te mungoj te jap argumentimet e mia per disa nder fenomenet e verejtura ne artikullin e z.Lubonja dhe jo vetem ne kete artikull persa i perket sjelljes parlamentare te dy partive te medha si dhe akuzave te ndersjella per korrupsion.
Se pari ajo cfare po ndodh sherrnaja ne Parlamentin shqiptar eshte nje perpjekje e miremenduar e grupit parlamentar te Partise Socialiste per te paralizuar punimet e Parlamentit. Kjo eshte me se e qarte per te gjithe ata qe ndjekin me vemendje punimet e Parlamentit nepermjet ekranit te televizorit. Nuk eshte e rastit qe parlamentaret socialiste therrasin shqelmojne grushtojne kundershtaret e tyre politike sapo u jepet urdhri per te bere dicka te tille. Deputetet deshmitare te ketyre seancave te terbimit opozitar tregojne per fjalorin rrugac te perdorur me qellim provokimin e ministrave te ulur nje radhe me lart. Ne kete klime tensioni kur njera pale godet pa pushim dhe tjetra tenton te procedoje normalisht me rendin e dites eshte e pamundur te mos kete konflikte madje edhe personale por eshte thellesisht pa vend te barazosh dhunuesin me ata qe e pesojne dhunen. 
Se dyti persa i perket ceshtjes se korrupsionit dhe raporteve nderkombetare qe e faktojne kete gje. shte me se e vertete se Shqiperia sipas raportit Doing Business te Bankes Boterore renditet ne vendin e 170 ne bote persa i perket ceshtjes se lejeve te ndertimit. Ne kete indikator ka tre nenindikatore te cilet perllogariten sipas peshes se tyre specifike numri i procedurave per te marre nje leje ndertimi koha e shprehur ne dite si dhe kosto e pagesave te ligjshme shprehur si perqindje mbi te ardhurat per kapital te vendit perkates. Por nga ana tjeter po te lexohet me kujdes metodologjia e matjes se ketij indikatori do te verehet se ai llogaritet mbi nje rast studimor ne kryeqytetin e vendit respektiv pra ne rastin tone ne Tirane. Me pak fjale dhe perfundimisht Tirana renditet e 170 ne bote apo e 12 nga fundi persa i perket transparences ne lejet e ndertimit. Indikator me te forte per korrupsionin nuk mund te kete  Se treti tashme mund te hapim nje diskutim edhe me te gjere per nivelin e korrupsionit te Bashkise se Tiranes dhe rrjedhimisht te kryetarit te saj. Faktet tregojne se 60 per qind e tenderave te rikonstruksioneve apo te punimeve ne veprat publike ne Tirane fitohen nga nje kompani presidenti i te cilit eshte mik i ngushte i z. Rama dhe se gazeta e perditshme e tij eshte kthyer thuajse ne traktin personal te kryetarit te bashkise. shte nje rastesi kjo Sigurisht qe jo Po keshtu edhe hartimi i studimeve arkitektonike dominohen ne 80 per qind te rasteve nga 3 studio shume te aferta me deputetet socialiste dhe vete z. Rama. E njejta gje edhe per shperndarjen e lejeve te ndertimit. Ata qe marrin leje ndertimi ne Tirane nuk mund vecse te jene te lidhur ngushte me z. Rama apo deputete te Partise Socialiste
Ky eshte standardi i transparences qe ofron z.Rama si kryetar bashkie. Tani le te heqim nje paralele supozojme se te gjitha keto fakte do te ndodhnin ne nivelin e qeverisjes qendrore. shte e tepert te komentojme me tej se cfare reagimi mediatik por edhe opozitar do te kishim ne kete rast. Por per fatin tone te mire asgje e tille nuk ndodh ne nivelin qendror aplikohet 100 per qind procedura e tenderimit elektronik ku mundesia per manipulim eshte thuajse zero lejet dhe licencat jane liberalizuar deri ku smban me si dhe tenderat fitohen nga nje numer shume i madh dhe i ndryshem i kompanive te huaja dhe vendase. Kjo eshte e verteta. Ne kete pike le te kthehemi perseri ne argumentin tone eshte e pamundur te barazohen perpjekjet e maxhorances dhe opozites te pushtetit qendror dhe atij vendor ne Tirane per te siguruar transparencen e fondeve publike si dhe per te luftuar korrupsionin. Kush tenton ta shperndaje ne menyre kolektive damken e te korruptuarit duke barazuar te gjitha palet ose eshte miop ne rastin me te mire ose thjesht thote te paverteta.
Se fundmi dy fjale per 21 janarin kjo ngjarje e rende ndoshta me e renda e ndodhur deri me sot ne keto vite tutje cdo polemike partiake ka dy pale ata qe punonin ne zyrat e shtetit dhe ata qe sulmonin zyrat e shtetit. Koncepti i te drejtes njeh ne bazen e tij shkakun dhe pasojen cfare ndodhi ndodhi sepse opozita provokoi sulmoi dhe dhunoi. Nese opozita dhe drejtuesi i saj z. Rama nuk do ta kishin bere kete atehere as te plagosur as viktima dhe as demtim te imazhit te Shqiperise nuk do te kishim. Ne kete pike nuk mund te barazohet kurre viktima me agresorin. Besoj se ketu biem te gjithe dakord te majte dhe te djathte do perpjekje per te nxjerre njelloj me faj palet eshte nje shtytje ne gracken paralizuese te fajit kolektiv.
Duke dashur te kthehem perseri ne temen e ketij shkrimi do te theksoja se koncepti i pergjegjesise kolektive eshte nje koncept i trajtuar dhe i debatuar jo pak ne Europen e perpara luftes por edhe te pas Luftes se Dyte Boterore. Vecanerisht tragjedia e Europes se pasluftes nuk mund te mos nxiste nevojen per nje debat te tille publik i cili per hir te se vertetes u mbajt ne harkun kohor te disa brezave. Megjithese praktika e te drejtes boterore nuk e njeh konceptin juridik te pergjegjesise kolektive po kaq e vertete eshte qe e drejta morale se paku e njeh si argument me pro dhe kunder kete koncept.
Ne vepren e tij Ekonomia dhe Shoqeria eber argumenton se koncepti i pergjegjesise kolektive eshte i pakuptimte sepse ne nuk mund ti dallojme veprimet e verteta kolektive nga veprimet identike te shume personave dhe per shkak se grupet ndryshe nga individet qe u perkasin atyre nuk mund te mendojne si grupe apo te formulojne qellime te cilat normalisht cojne jane te nevojshme per veprimet e metejshme.
Po keshtu filozofi anglez H.D. Lewis shtyhet edhe me tej ne argumentimin e tij. Lewis shkruan Vlera i takon individit dhe eshte individi i cili eshte bartes i vetem i pergjegjesise morale. Askush nuk eshte fajtor pervec moralisht ne raport me disa sjellje te cilen ai vete konsiderohet te jete i gabuar. Pergjegjesia kolektive eshte barbare Lewis 1948.
Duke abstraguar ne realitetin shqiptar kuptohet qarte se secili lexo te dyja palet duhet te peshohet dhe te vleresohet per ate qe ka bere qe ben dhe qe mund te beje dhe ne asnje palet menyre nuk mund te fajesohen en block apo me te njejtin emerues.
Duke u kthyer ne temen tone dhe duke marre shkas jo vetem nga artikulli ne fjale mendoj se demi me i madh qe ne mund ti shkaktojme tesutit delikat social shqiptar eshte perpjekja per te kolektivizuar fajin. Me ane te kesaj perpjekjeje jo thjesht stigmatizohen te gjithe ne menyre te drejte dhe te padrejte por rrenohet besimi sado i brishte qofte ai tek klasa politike tek lidershipi dhe mbi te gjitha tek aftesia e shqiptareve per te ndertuar nje shoqeri me vlera te qarta europiane dhe institucione qe do ti rezistojne kohes. Duke fajesuar te tere jepet mesazhi hipokrit dhe i genjeshtert se individi shqiptar eshte zene ne kurth se ai nuk mund te zgjedhe sepse zgjedhja e tij bie gjithmone ne njeren nga dy anet e medaljes problematike. Argumentimet e mesiperme ne kete artikull tregojne qartazi qe kjo gje nuk eshte e vertete palet jane dukshem te ndryshme nga njera-tjetra
Si perfundim kjo fryme duhet perfundimisht te marre fund roli i mediave por edhe i opinionberesve eshte te tregojne vlerat pozitive te arritura dhe jo ti fajesojne te gjithe dhe kurdohere.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›