Per inatin me radarin amerikan
NgaMENTOR NAZARKO
Periudha pas ngjarjeve te 21 janarit ne Shqiperi shenoi nje lloj risie kritikat ndaj ambasadorit apo diplomateve amerikane. Keto kritika pergjithesisht erdhen nga disa komentatore te pavarur por dhe nga njerez afer Partise Socialiste te opozites. Kjo risi me intensitetin qe e karakterizoi dhe per nga cilesia e argumenteve qe e dekoruan smund te ishte e kontrolluar ne rrafshin etik. Reagimi zinxhiror mund ti kete dobesuar njefaresoj frenat e autocensures se atyre qe shkruanin komente kritike por ajo cka duket me problematike nuk gjendet ketu. Duhet fiksuar njehere e mire se njerezit qe shkruajne komente pergjithesisht u japin te gatshme mendimet atyre qe smendojne me koken e tyre por qe lexojne gazeta apo shohin emisione debati. Numri i atyre lexuesve qe i merr te gatshem mendimet nga ata qe lexon e degjon opinionisti komentatori apo politikani i preferuar lidhet shume me
nivelin arsimor apo kulturor te vendit. Madje ekziston edhe nje kategori tjeter e cila informohet thjesht nepermjet titujve te gazetave te mediave apo te televizioneve te lajmeve. Dhe po te nisemi nga numri i atyre lexuesve qe shkruajne poshte artikujve ne versionet web te gazetave apo te portaleve te informacionit atehere risia behet me serioze ajo nxit ne menyre progresive krijimin e nje fryme kritike ndaj Amerikes ne pergjithesi pervec se ndaj ambasadorit ne vecanti. shte pikerisht kjo arsyeja pse kjo risi meriton te komentohet.
Ne kritiket profesioniste kritikojme me idene qe politika e vendit tone mund te ndryshoje mund te behet me e mire me e pergjegjshme qe ajo te respektoje interesin kombetar interesin e zgjedhesve. Nepermjet kritikave per ambasadorin amerikan ne realisht e kemi zhvendosur pak boshtin e prioriteteve te gjykimit tone kritik. Po drejt kujt A mund te mbaje ambasadori amerikan nje qendrim te ndryshem nga ai i vendit te vet A mund ti thuhet nje ambasadori qe me qene se eshte i ri nuk e njeh mire vendin dhe protagonistet politike te atij vendi As qe mund te imagjinohet per nje vend serioz me diplomaci te klasit te pare sic eshte SHBA-ja qe pa humor duhet thene se ka arkiva dhe informacion te mire. Nje ambasador edhe i ri mund te interpretoje me nuanca qendrimin e sugjeruar nga qendra por vecanerisht ne situata konfliktuale as qe mund te mendohen nuancat.
Se dyti ambasadori i sherben interesit kombetar te vendit te vet. A ka kuptim logjik qe ne te kritikojme interesin amerikan ne vendin tone i cili percakton sjelljen e diplomateve te vet ne momente te caktuara A ka kuptim qe ne ta bejme kete si po e bejne disa publikisht pa sens vetepermbajtjeje pa maturine e nevojshme qe ai diplomat apo qendra e tij ta kuptojne se ndoshta po gabojne A ka kuptim qe ne ti tregojme Amerikes se po gabon ne zgjedhjen e ketij interesi Nese ne jemi te sigurt se Amerika do ta ndryshoje interesin e vet sic do donim ne mbase bente kuptim. Por Amerika sna degjon...
Le ta shqiptarizojme dhe me diskutimin pra te perkufizojme se cili eshte interesi amerikan ne Shqiperi apo ne hapesiren shqiptare. SHBA-te kane interes jetik qe Shqiperia apo Kosova te begatohen te kene shtete te qendrueshme funksionale dhe qe shqiptaret te forcohen si faktor rajonal. Per kete interes amerikan veshtire se ka dilema. Ky interes u shqua qofte me rolin e spikatur amerikan ne pavaresimin e Kosoves qofte me anetaresimin tone ne NATO. SHBA-te iu imponuan faktoreve te tjere perendimore ne keto dy procese dhe garantuan se Shqiperia do ti permbushte standardet se Kosova do te behej shtet normal. Dhe duhet te biem dakord se ky eshte dhe interesi yne kombetar. Pra interesi yne kombetar perputhet me interesin amerikan per shqiptaret ne kete moment te dhene. Por kjo sdo te thote se SHBA-te do ta shohin njelloj me ne permbushjen e ketij interesi.
Dikush mund te thote se qendrimet e ambasadorit amerikan Arivzu apo te ndonje diplomati tjeter te larte amerikan shefit te tij Countryman p.sh ne rastin e 21 janarit ne mbrojtje te qeverise sjane te drejte. Jo. SHBA-te nuk mund te mbajne te njejtin qendrim ndaj Shqiperise si ne 1997-n kur u prononcuan hapur per largimin e ish-Presidentit Berisha. Shqiperia sot eshte anetare e NATO-s ajo eshte nje vend qe ka ecur ne keto 13 vite dhe vete amerikanet jane munduar te bindin partneret e tyre europiane se ajo do ti permbushe me shpejtesi standardet e nevojshme qe u neglizhuan me anetaresimin ne NATO. Per me shume ne analizen amerikane por dhe te nje njeriu pa partizanllek ne situaten shqiptare zgjidhja nuk vjen nepermjet presionit publik ndaj Kryeministrit. Ne nje situate konfliktuale si kjo nuk ka ndonje kuptim te madh te mbrosh opoziten duke e ekstremizuar lojen politike te dikujt ne pushtet dhe qe ka ne dore ekuilibrat e brishte te vendit. Ne nje situate te polarizuar si e Shqiperise fjala kyce eshte stabilitet dhe ky eshte interes edhe i shqiptareve te arsyeshem. Ne nje situate te politizuar si e Shqiperise ku edhe opozita flet gjuhe politike dhe jo institucionale njerezit qe vijne nga demokraci si SHBA-se e gjejne zgjidhjen graduale tek arbitrat dhe garantet institucionale. Keshtu shpjegohet se asnjehere diplomatet amerikane nuk kane hequr dore nga mbeshtetja e institucioneve si Presidenca dhe Prokuroria qofte ne planin verbal qofte ne planin material. Nje perendimor ka qasje institucionale dhe i sheh zgjidhjet brenda tyre perfshi dhe zgjedhjet e lira. Megjithe ndonje rreshqitje te lehte taktike ne retoriken mbrojtese te qeverise asnjehere miqte amerikane nuk jane lekundur ne mbeshtetjen e institucioneve te pavarura.
Per te gjitha keto arsye retorika kritike ndaj veprimtarise se diplomateve amerikane ne Shqiperi dhe ne hapesiren shqiptare duket jo shume e arsyetuar. Ajo mund te stimulohet nga qellime te arsyeshme nga ndonje ndjenje grandomanie si ajo e personazhit te Kadarese o Belul o trim i marre zure inat me radare por eshte kryesisht e paarsyetuar. Duket pakuptim dhe te behen paralele apo lidhje me deshtime te diskutueshme te politikes amerikane gjetke. Dhe mbi te gjitha duke pasur parasysh peshen publike te njerezve qe formesojne opinionin kjo lloj retorike mund te nxise megjithese ne permasa te vogla ndjesi antiamerikane ne popullsi. Kjo eshte pasoja me e rende e inatit me radarin dhe bash per kete arsye kjo lloj retorike duhet te jete me e kujdesshme.