E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e pastër, po pastrohet nga plehrat

Për herë të parë pas shumë kohësh Tirana duket e paster.
Nga një vëzhgim i kamerës së "Ora News", është vënë re se rëndësia e pastrimit të kryeqytetit është rritur ndjeshëm . Pothuajse të gjithë koshat e plehrave janë të boshatisura dhe çuditërisht nuk mbajnë atë erën e padurueshme që dikur ishte prezente në çdo fillim , apo fund të rrugës së Tiranës. Siç duket, firmat e pastrimit, këtë stinë vere , e kanë marrë seriozisht punën apo mbase dhe Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit, ka përcaktuar rregulla të reja ndaj këtyre firmave. Megjithatë, e rëndësishme për qytetarët e Tiranës është fakti se koshat ku mblidhen mbetjet gjatë ditës nuk qëndrojnë aty për shumë kohë dhe plehrat nuk derdhen jashtë koshave përkatëse. Madje , ka shumë raste kur akoma pa u mbushur mirë me plehra, kazanet pastrohen nga makinat përkatëse të pastrimit. Shërbimin e pastrimit në qytetin e Tiranës, e mbulon Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit ne Bashkinë e Tiranës. Kjo drejtori ka 2 sektorë, Sektori i Pastrimit të Qytetit, i cili kontrollon cilësinë dhe sasinë e shërbimit të pastrimit që kryejnë operatorët privatë, në bazë të kontratës dhe zonës përkatëse të kontraktuar, si dhe Sektorin e Trajtimit të Mbetjeve dhe Edukimit Mjedisor, i cili mban bazën e të dhënave të mbetjeve në fushën e Sharrës, si dhe statistika për sasinë e mbetjeve në Tiranë.
Qyteti i Tiranës është i ndarë në 6 zona pastrimi ku operojnë 5 kompani private pastrimi me kontrata sipërmarrjeje 5 vjeçare.
Siç duket, këto firma te drejtuara nga Bashkia e Tiranës kanë filluar të punojnë më shumë për një shërbim më të mirë dhe njëkohësisht për të rritur edhe cilësinë e pastrimit të Tiranës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›