E Shtunë, 31 Tetor 2026

BCE: Ekonomia botërore, jo në rënie të lirë

Ekonomia botërore e ka ndaluar "rënien e saj të lirë", por "zonën e pasigurisë" nuk e kemi lenë ende pas nesh, vlerësoi sot Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BCE) Jean-Claude Trichet. "Ndodhemi ende në një periudhë tkurrjeje të aktivitetit ekonomik", por po dalim nga periudha e rënies së lirë", deklaroi Trichet, duke shtuar gjithsesi se duhej të ruheshim nga "të qënët tepër optimistë".
"Nuk e kemi lenë ende pas zonën e pasigurisë në të cilën jemin futur që pas intensifikimit të krizës në mes të shtatorit 2008", shtoi ai duke bërë thirrje për "kujdes" dhe "vigjilencë".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›