Tirana e zbukuruar për festat e fundvitit

Kryeqyteti ka ndezur dritat shumëngjyrëshe të dekoreve që zgjaten anë e kënd faqeve të ndërtesave dhe rrugëve. Ato janë një manifest gazmor që kujtojnë mbërritjen e ngjarjeve të fundvitit. Zbukurimet dhe ekspozimet e simboleve që përfaqësojnë festën e krishtlindjeve dhe vitit të ri, i kanë dhënë Tiranës pamjen e një qyteti ëndrrash. Tashmë, është traditë e nuk mund të shmanget përcjellja e vitit pa këto ornomente, që perveç ngjyrave optimiste të cilat reaktojnë shpirtin, janë aq të forta sa arrijnë të thyejnë edhe akullin e temperaturave që kanë rënë deri në zero. Kjo shfaqje shumë ngjyrëshe, është hutimi më i bukur përballë ndërrimit të fletëve kalendarike. Askush nuk mund t'i shpëtojnë terheqjes së ngjyrave e dritave llamburuese, që zvarrisin reflekset nëpër rrugët e metropolit. E ndërsa hutoheni pas tyre, filloni të bëni kaunt-daun-in se e natës së madhe të krishtlindjeve, nga e cila tashmë ndajnë vetëm disa orë.