Part-time, tjetër raund pranimesh
23/12/2008 Fakultetet në pritje të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kuotave të parealizuara
UT kërkon edhe 800 kuota të tjera shtesë për studimet me kohë të pjesshme
Cikli i pranimeve në sistemin me kohë të pjesshme do të shoqërohet me një tjetër fazë regjistrimesh, të cilat priten të kryhen deri në mbyllje të muajit janar të 2009-s. Kjo pasi ende ka vende të parealizuara nga faza e parë e pranimeve, teksa dhe fakultetet kanë kërkuar kuota të tjera shtesë. Menjëherë pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimit me 19 dhjetor 2008 fakultetet publike kanë dorëzuar pranë Universitetit të Tiranës të gjitha shkresat përkatëse në lidhje me kuotat e regjistruara dhe ato të mbetura bosh me mbylljen e afateve të përcaktuara të regjistrimit. Rektori i UT-së, Dhori Kule, është shprehur për gazetën: “Kemi mbyllur fazën e parë të regjistrimeve dhe në shumë degë kanë rezultuar vende të parealizuara. Kjo do të thotë se nga kuotat e përcaktuara për këtë vit nuk janë regjistruar të gjithë kandidatët që u shpallën fitues me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve. Gjatë ditës së djeshme ne kemi dërguar pranë Ministrisë së Arsimit dhe shkresat përkatëse, në të cilat janë evidentuar të gjithë kandidatët që nuk janë paraqitur për regjistrim, duke treguar kështu vendet e parealizuara. Presim që Ministria e Arsimit të na sjellë një tjetër udhëzim, në të cilin të përcaktohet dhe procedura e mëtejshme që do të ndiqet për plotësimin e këtyre vendeve”, - shprehet Kule. Ndërkohë fakultetet pak kohë më parë kanë depozituar një kërkesë për shtim të kuotave në ciklin e part-time. Duke parë dhe fluksin e lartë të kërkesave të paraqitura gjatë fazës së aplikimit, ku vlen të theksohet se për një vend kanë aplikuar rreth dhjetë kandidatë. Në total nga fakultete janë kërkuar që të shtohen për këtë vit akademik rreth 800 kuota, të shpërndara sipas degëve.
Rektori i Universitetit të Tiranës
Më 19 dhjetor është shënuar afati i fundit i përcaktuar nga fakultetet për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues. Për vendet e mbetura bosh rektori Kule ka pohur: “Kemi mbyllur fazën e parë të regjistrimeve dhe në shumë degë kanë rezultuar vende të parealizuara, çka do të thotë se nga kuotat e përcaktuara për këtë vit nuk janë regjistruar të gjithë kandidatët që u shpallën fitues me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve. Gjatë ditës së djeshme ne kemi dërguar pranë Ministrisë së Arsimit dhe shkresat përkatëse, në të cilat janë evidentuar të gjithë kandidatët që nuk janë paraqitur për regjistrim, duke treguar kështu dhe vendet e parealizuara. Presim që Ministria e Arsimit të na sjellë një tjetër udhëzim, në të cilin të përcaktohet dhe procedura e mëtejshme që do të ndiqet për plotësimin e këtyre vendeve.
Shtimi i kuotave të pranimit
Përveç vendeve të mbetura bosh nga mbyllja e regjistrimeve fakultetet kanë kërkuar që Ministria e Arsimit të shtojë kuotat e pranimit, duke parë dhe fluksin e lartë të kërkesave për studime gjatë këtij viti. Për këtë janë kërkuar në total rreth 800 kuota të tjera nga fakultetet e Universitetit të Tiranës. Ku veçanërisht Fakulteti i Drejtësisë ka kërkuar edhe 400 kuota të tjera shtesë për këtë cikël studimesh. Pjesa tjetër e mbetur janë kërkuar nga Fakulteti i Histori-Filologjisë dhe Ekonomiku. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet që të merret vendimi në lidhje me kërkesën e depozituar nga këto institucione të arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, çka do të thotë se procedura e regjistrimeve do të vijojë edhe gjatë muajit janar. Fluksi i lartë i kërkesave vjen pas mungesës njëvjeçare të këtij cikli studimesh, pasi gjatë vitit të shkuar nuk u hap fare sistemi part-time.