Nis sot shpërndarja e 5000-lekëshit
23/12/2008 Instituti i Sigurimeve Shoqërore detajon skemën e shpërndarjes për të gjitha kategoritë
Për herë të parë përfitojnë edhe ushtarakët, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Informativ
Përcaktohen ditët e ndarjes së shpërblimit për festat e fundvitit për të gjithë pensionistët në të gjithë vendin. Gjatë ditës së djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar dhe grafikun e shpërndarjes, me të cilin do të veprohet nga sportelet e postës për shpërndarjen e 5000-lekëshit të akorduar për të tretin vit radhazi. “Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin e vitit të ri prej 5000 lekë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpërndarë pranë zyrave të postës urdhërpagesat për shpërndarjen e këtij shpërblimi dhe gjithçka është gati që të fillojë shpërndarja”, - pohohet nga burimet zyrtare të ISSH-së. Të drejtën e marrjes së shpërblimit për këtë vit do ta kenë edhe kategori të tjera që nuk kanë përfituar gjatë viteve të shkuara.
Përfituesit
Evidencat e përcaktuara nga specialistët e ISSH-së tregojnë se në rang vendi janë mbi 550 mijë pensionistë që do të përfitojnë këtë shpërblim. Teksa për këtë vit ky shpërblim do të shpërndahet edhe për personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, si ushtarakë, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror. Duke filluar nga dita e nesërme, deri më 30 dhjetor këta përfitues do të marrin 5000 lekë shpërblim për festat e fundvitit. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme. Sipas këtij grafiku, pensionistet do të marrin pensionin në datën e caktuar si dhe shpërblimin përkatës. Shpërndarja e shpërblimit për të gjitha ato kategori që u kanë kaluar datat e pensionit do të vijojë pas orës 13:00, ndërsa kategoritë që kanë datat e marrjes së pensionit gjatë këtyre ditëve do të mund të tërheqin njëherësh përveç pensionit edhe masën e shpërblimit. Ndërsa pjesa tjetër do t’i marrin sipas grafikut të detajuar më poshtë.
Skema
Duke filluar nga data 23 dhjetor, do e marrin shpërblimin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1, 2 dhe 3 dhjetor. Pra, me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës së bonusit të miratuar nga qeveria deri në fund të muajit dhjetor, çka konsiston në ndarjen e këtij shpërblimi për të gjitha kategoritë përfituese para festave të fundvitit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet, pasi do të mund të marrë para Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria. Ndërsa të gjithë ata pensionistë që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta tërheqin atë kur të marrin pensionin në muajt në vazhdim.
Grafiku i shpërndarjes:
Duke filluar nga sot, pensionistët mund të tërheqin shpërblimet sipas kësaj skeme:
23 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor.
24 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor.
25 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 7, 8 dhe 9 dhjetor.
26 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 10, 11 dhe 12 dhjetor.
27 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 13,14 dhe 15 dhjetor.
28 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.
29 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 19 dhe 20 dhjetor.
30 dhjetor
do të tërheqin shpërblimin ata që marrin pensionet në datat 21 dhe 22 dhjetor.