E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Shqipërisë, Tirana, është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së Kampionëve, pasi është mposhtur në ndeshjen kthyese nga ekipi norvegjez, Stabaek.
Ndeshja e zhvilluar në Telenor Arena të Oslos, ndërmjet Stabaekut dhe Tiranës, përfundoi me fitoren prej 4-0 të skuadrës vendase.
Ndeshja e parë e zhvilluar në "Qemal Stafa" kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, dhe në këtë mënyrë është eleminuar nga garat evropiane për këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›