Policia në “këmbë” për mbarëvajtjen e festës së fundvitit

Për këtë arsye. Policia e Qarkullimit Rrugor, e mbështetur edhe nga Policia e Tiranës, është angazhuar për menaxhimin e situatës, ndërkohë që nisur nga eksperienca e viteteve të shkuara, vemendja e Policisë është përqendruar jo vetëm në menaxhimin e situatës në trafik, por edhe në kontrollin dhe monitorimin e të gjithë elementëve me precedentë penal, si dhe kontrollin e automjeteve lidhur me dokumentacionin e nevojshëm.
Në pritje të natës së ndërrimit të viteve , një numër i madh i Policisë Rrugore, në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm , janë angazhuar për menazhimin e qarkullimit të mjeteve, që sikurse edhe çdo vit, në ditët e festave ka një fluks të madh të qarkullimit. Kjo edhe për shkak të ardhjes së numrit të madh të emigrantëve të ardhur nga vendet ku ata punojnë dhe jetojnë prej vitesh.
Gjithashtu, për shkak të përdorimit të tepërt të pijeve alkolike gjatë festimeve, terrenit të vëshirë për shkak të uljes së temperaturave, apo edhe mosrespektimit të legjislacionit rrugor, kur ndërrimi i viteteve është shoqëruar edhe me aksidente tragjike, Policia do të ndëshkojë rreptësisht të gjithë kundravajtësit e Kodit Rrugor.
Përgjatë gjithë ditës, 24 orë në 24, deri në përfundim të festave të fundvitit, për të shmangur çdo bllokim të qarkullimit, incidente apo edhe aksidente rrugore, Policia ka njoftuar se do të angazhojë të gjitha efektivat e Qarkullimit Rrugor. Siëas burimeve të Policisë, duhet theksuar se, megjithë numrin e madh të lëvizjes së mjeteve, nuk ka pasur bllokim të rrugëve.
2010-12-31 16:10
[