E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, firmos Hamdi Salihi

Hamdi Salihi ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, në minutat e fundit të pjesës së parë dhe në minutat e para të pjesës së dytë, duke i mjaftuar kështu Tiranës për të mposhtur Erzenin me rezultatin 2-0 në Stadiumin "Selman Stërmasi" dhe për të mbajtur hapur mundësinë për të qenë pretendente si për Kupë, ashtu edhe për kampionat. Golashënuesi më i mirë i kampionatit ka kaluar fillimisht në epërsi bardheblutë në minutën e 44-t, pastaj ka vijuar të vulosë fitoren e kryeqytetasve me golin e dytë, të shënuar në minutën e 51-të.

Tirana 2
Erzeni 0
Shënues: Hamdi Salihi 44', 51'
Gjyqtarë: K. Meta, Qirici, Koka
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
(Rezultati i përgjithshëm: 4-1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›