Turbina, barazimi që e çon në tetëshe

Turbina ka rezistuar përballë kampionëve në fuqi në Elbasan, duke ruajtur të paprekur rrjetën e saj dhe duke siguruar një kualifikim historik për në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Me gjithë përpjekjet e Elbasanit, skuadra cërrikase ka arritur të mbrojë atë fitore të papritur, 2-0, të arritur më 25 tetor 2006 në fushën e vet dhe ka siguruar kështu vendin e saj midis 8 më të mirave të veprimtarisë së dytë kombëtare të futbollit të organizuar shqiptar. Për skuadrën e Turbinës ka spikatur sot me lojën e tij shtatlarti Andi Shtrepi, i cili ka qenë edhe pranë golit.
Elbasani 0
TURBINA 0
Gjyqtarë: Disha, Lamaj, Elezi
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
(Rezultati i përgjithshëm: 0-2)