Partizani, një gol për të bërë 'bis' me Lushnjën

Hasan Lika ka debutuar me fitore në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Shqipërisë në krye të pankinës së Partizanit, pasi, nën drejtimin e tij, të kuqtë e kryeqytetit kanë bërë sot "bis" të asaj fitoreje minimale, 1-0, të arritur në Lushnjë përballë skuadrës vendase. Pas asaj fitoreje të arritur nën drejtimin e Neptun Bajkos, Partizani ka vuajtur dje përballë lushnjarëve, por duke arritur gjithsesi të merrte një fitore 1-0, falë golit të Elis Bakajt, të shënuar 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Partizani 1
Lushnja 0
Shënues: Elis Bakaj 79'
Gjyqtarë: A. Taullaraj, Molla, Salaj
Kompleksi Stërvitor i Kombëtares, Kamëz
(Rezultati i përgjithshëm: 2-0)