E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton 2-1 me FlamurtarinDevi Muka dhe Gjergji Muzaka ishin autorët e golave për bardheblutë dhe Ermir Strati për Flamurtarin.

Tirana fitoi 2-1 me Flamurtarin në miqësoren e saj të katërt të zhvilluar në Antalia të Turqisë. Devi Muka dhe Gjergji Muzaka ishin autorët e golave për bardheblutë dhe Ermir Strati për Flamurtarin.

Në miqësoren e para Tirana fitoi 5-1 me Bafra Beledyespor (Turqi) Golat për Tiranën në këtë takim u realizuan nga Xhafa (14’), Lila (22’), Memelli (38’), Sefa (56’) dhe Patushi (82’).

Në miqësoren e dytë Tirana humbi 3-1 miqësoren me një “seleksion” lojtarësh brazilianë, që ndodhen në Kemer të Antalias. Devi Muka shënoi edhe golin e vetëm për bardhëblutë (atë 2-1). Migen Memelli goditi dy herë shtyllën.

Në miqësoren e tretë, Tirana barazoi 2-2 në miqësoren kundër Apolonisë, të luajtur të martën në Antalia të Turqisë. Autori i dy golave për bardheblutë ishte Daniel Xhafa. Apolonia shënoi me penalltinë e fituar nga Mladen Brkic, e të shndërruar në gol nga Sreckovski. Autogoli i Begës së Tiranës vulosi edhe shifrat 2-2.

MIQËSORET E TIRANËS
15.01.2009: Tirana-Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1 (Antalia)
18.01.2009: Tirana-Seleksion lojtarësh (Brazil) 1-3 (Antalia)
20.01.2009: Tirana-Apolonia (2-2) (Antalia)
21.01.2209: Tirana-Flamurtari 2-1, (Antalia)

MIQËSORET E DERITANISHME

14.01.2009: Partizani-Ada 1-3, (Kamëz
14.01.2009: Teuta-Laci 1-2, (Kamëz)
15.01.2009: Besa-Flamurtari 2-0, (Antalia)
15.01.2009: Tirana-Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1, (Antalia)
16.01.2009: Partizani-Dajti 3-3, (Kamëz)
17.01.2009: Besa-Boner SC (Gjermani) 1-0, (Antalia)
17.01.2009: Flamurtari-Geznter (Turqi) 1-1, (Antalia)
17.01.2009: Shkumbini-Lushnja 3-0, (Ulqin)
18.01.2009: Tirana-Seleksion lojtarësh (Brazil) 1-3, (Antalia)
18.01.2009: Vllaznia-Otranto Ulqin (Mali i Zi) 3-0, (Ulqin)
18.01.2009: Dinamo-Taraz (Kazakistan) 1-1, (Antalia)
18.01.2009: Elbasani-Gjergjveli (Maqedoni) 2-1, (Maqedoni)
19.01.2009: Besa-Karabak (Azerbajaxhan) 1-0, (Antalia)
19.01.2009: Partizani-Shkëndia (të rinjtë) 8-2, (Kamëz)
20.01.2009: Tirana-Apolonia (2-2), (Antalia)
21.01.2009: Elbasani-Horizont Turnovo (Maqedoni) 2-0, (Maqedoni)
21.01.2009: Partizani-Olimpik (Kat.2) 1-0, (Kamëz)
21.01.2209: Tirana-Flamurtari 2-1, (Antalia)
21.01.2009: Lushnja- Otranto Ulqin (Mali i Zi) 3-1, (Ulqin)
21.01.2009: Dinamo-Cernemorets (Ukrainë)0-3, (Antalia)

E Enjte, 22 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›