E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretit luan sonte dy ndeshjet e para

Barcelonë - Kupa e Mbretit në Spanjë do të zhvillojë sonte dy ndeshjet e para për fazën e çerekfinaleve. Përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadrat e Valencias dhe Seviljas në njërën ndeshje, dhe në tjetrën do të jenë Espanjoli dhe Barcelona. Të dyja takimet ngjallin një interes të madh, pasi skuadrat janë elitare në futbollin spanjoll. Aktualisht vetëm Espanjoli ndodhet poshtë në tabelë, pasi të tjerat janë në katërshen e parë.

Valencia, e cila do të presë në fushën e vet Seviljan, ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, ndersa Sevilja ndodhet në të tretin me 4 pikë më shume. Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e fortë, ku skuadrat do të kërkojnë kalimin për në fazën tjetër. Ndersa derbi mes Espanjolit dhe Barcelonës është i karakterizuar gjithmonë për konkerencën e fortë që tregojnë ekipet në fushë.

Takimi Valencia-Sevilja do të zhvillohet në orën 21:00, ndërsa tkimi tjetër, Espanjol-Barcelona, do të luhet në orën 22:00. Nesër do të luhen edhe dy takimet e tjera, Atletik Bilbao-Gijon dhe Majorka-Betis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›