E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxheri pengon Mareskën të rikthehet në Itali

Mesfushori i Seviljas, Enco Mareska, është vënë në qendër të vëmendjes për skuadrat italiane, të Xhenoas, Napolit dhe Lacios. Ekipet italiane kërkojnë të marrin shërbimet e futbollistit që në këtë mekato. Por, kalimin e mundshëm të tij në Itali e mohon menaxheri, Marçelo Boneto.

Në një intervistë për calciomercato.com ai shprehet: “Është e vërtetë që në Itali Mareskën e kërkojnë disa ekipe, por ai ka një kontratë me Seviljan që përfundon në vitin 2011. Situata do të ishte e ndryshme nëse kontrata do të ishte drejt skadimit. Për më tepër Mareska mendon që janë të pakta mundësitë për të kaluar në një klub të nivelit të lartë, i cili të plotësojë kërkesat e tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›