E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton në miqësore me Flamurtarin e Vlorës

Antalja - Skuadra e Tiranës ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 në përballjen miqësore me Flamurtarin në Antalja të Turqisë. Golat për kryeqytetasit i shënoi Devi Muka dhe Gjergji Muzaka. Për skuadrën vlonjate shënoi Ermir strati. Skuadrat ndodhen në bregdetin turk prej ditesh ku po kryejnë fazën përgatitore.

Kjo ishte miqësorja e katërt e Tiranës që zhvillon në Antalja, ku në tre ndeshjet e parë ka marrë një barazim, një fitore dhe një humbje. Më poshtë do të paraqesim rezultatet e ndeshjeve miqësore që ka zhvilluar skuadra e Tiranës në këtë fazë përgatitore.

15.01.2009: Tirana 5 – 1 Bafra Beledyespor (Turqi)
18.01.2009: Tirana 1- 3 Seleksion lojtarësh (Brazil)
20.01.2009: Tirana 2 – 2 Apolonia
21.01.2209: Tirana 2- 1 Flamurtari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›