Vazhdojnë akoma historitë e Mançester Sitit
Mançester Siti padyshim është skuadra më e përfolur në këtë merkato të janarit. Klubi i marrë në pronësi nga grupi i “Abu Dhabit” ka patur mjaft plane për të sjellëëi në gjirin e saj futbollistët më të mirë të planetit.
Deri tani asnjë lojtar me peshë në Europë nuk është bërë pjesë e kësaj skuadre në këtë merkato. Mediat angleze janë “më aktivet” në fushatën e drejtuar nga Mark Hjuxh.
Në fillim u deklarua për marrjen e sigurtë të Kakasë, por ishte vetë ky i fundit që i tha jo klubit anglez. Orët e fundit oferta e deklaruar fillimisht në media ka ndryshuar jashtëzakonisht, duke shkuar nga 150 në 50 milion euro.
Veç brazilianit, u përfol për marrjen e Tierri Henrisë nga Barcelona, David Vilës nga Valencia, Xhanluixhi Bufonit nga Juventusi, etj. Për David Vilën skuadra e Sitit paska ofruar 100 milion paund, për Bufonin po aq, por, të gjitha përgjigjet “zyrtare” të klubeve në fjalë kanë qenë “jo”.
Merkatos së janarit po i vjen fundi, dhe klubi anglez ka arritur të zyrtarizojë deri tani futbollistët De Jong dhe Belami. Për hir të së vërtetës, këta futbollistë mund t’i vlejnë shumë skuadrës për të zënë një vend komod në mesin e tabelës. Nëse Siti kërkon vërtet të arrijë në katërshen e parë për të zënë një vend në Ligën e Kampioneve, atëherë duhet të shpejtojë për të konkretizuar marrjen e futbollistëve të premtuar.
/Rudi Dunga/