Tirana gjithe janarin me plehra
Deshtimi i tenderit per te percaktuar firmat fituese, qe do te pastrojne kryeqytetin per pese vitet e ardhshme, ka sjelle mbulimin e Tiranes nga mbeturinat. Por gjate gjithe muajit janar parashikohet qe te jete e njejta situate, nderkohe qe pjesa perendimore e kryeqytetit paraqitet me problematike. I gjithe problemi ka ardhur pasi Agjencia e Prokurimeve Publike ka kthyer mbrapsht tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranes, nderkohe qe kjo e fundit eshte duke pergatitur procedurat per zhvillimin e nje tenderi te ri.