E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Uimbëlldoni ndalon tenistët rusë

Tenistët rusë dhe bjellorusë do të ndalohen të garojnë në Wimbledon këtë verë, pasi bota e sportit vazhdon të ndëshkojë sportistët e këtyre dy vendeve si rezultat I luftës së shkaktuar në Ukrainë nga Vladimir Putin. Sporti rus është përjashtuar nga konkurrimi në të gjitha ngjarjet Evropiane dhe botërore, ndërsa sportistët bjellorusë gjithashtu janë ndëshkuar për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Rusisë së Putinit.

Komiteti drejtues i Wimbledon ka marrë një vendim të menjëhershëm për të ndaluar rusët dhe bjellorusët nga turneu i këtij viti. Vendimi nënkupton se tre nga 20 më të mirat e botës për femra dhe dy nga 10 më të mirët për meshkuj nuk do të konkurrojnë në Londër. Tenistët rusë dhe bjellorusë janë lejuar deri më tani të vazhdojnë të luajnë në garat ATP, WTA dhe ITF për sa kohë që ata kanë konkurruar si neutralë, pa simbolet kombëtare.

Ministri i Sporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston, u ka bërë thirrje më parë të gjithë atletëve rusë dhe bjellorusë të dëshmojnë se janë “me të vërtetë neutralë” dhe të japin garanci se nuk mbështesin ose marrin para nga Putini ose regjimi rus.

Kampioni i US Open, Daniil Medvedev është aktualisht tenisti më i mirë nga këto vende. 26-vjeçari dyshohet se do të luajë në French Open, pasi iu nënshtrua një operacioni në hernie. Bashkatdhetari Andrey Rublev është i teti në renditjen botërore të meshkujve, ndërsa Karen Khachanov dhe Aslan Karatsev janë përkatësisht në vendin e 24 dhe 31 dhe Ilya Ivashka i Bjellorusisë është i 42-ti.

Për femra bjelloruset Aryna Sabalenka dhe Victoria Azarenka janë ndër 50 lojtarët më të mira në renditjen e WTA, përveç ruseve Anastasia Pavlyuchenkova, Veronika Kudermetova, Daria Kasatkina dhe Ludmilla Samsonova. Wimbledon është planifikuar të zhvillohet nga e hëna, 27 qershor deri të dielën, 10 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›