E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana humbet kreun e klasifikimit

Sulejman Starova nuk e fshehu dot gezimin, ne momentin e shenimit te golit te dyte te Teutes. Gezimi i tij kishte nje domethenie me shume se sa fitorja ndaj ekipit kryesues. Ish-trajneri i Tiranes, tashme ne stolin e Teutes, i shkakton humbjen e pare sezonale ne kryeqytet dhe te dyten per kete sezon, kryesuesve te kampionatit. "Djemte e detit", pas lojes se mire ne pjesen e pare dhe fitores se djeshme, zhvendosen Tiranen, ne vend te dyte, pas shume javeve, qe nga java e trete e kampionatit. Dy gola, nga i njejti autor,Vila. Lojtari i Teutes, me dy goditje precize, nga jashte zones, te ngjashme me njera-tjetren, shenoi dy here, me nje ndryshim: ne goditjen e dyte topi perfundoi ne trekendeshin e djathte dhe jo ne te majte te portierit te dyte te Tiranes, Kuranovski. Ndaj Teutes, per shkak s'kualifikimi, mungoi kapiteni i Tiranes, Blendi Nallbani. Shiritin e mori Dabulla, i cili u largua i demtuar dhe ne pjesen e dyte ia dorezoi Daniel Xhafes, lojtarin me te kontestuar nga tifozet, gjate gjithe ndeshjes. Perpjekjet e Tiranes, ne pjesen e dyte, u konkretizuan me nje Eurogol te Sefes, qe nuk e shmangu dot humbjen. Vllaznia, ne "Loro Borici", ndonese me veshtiresi mundi minimalisht Partizanin dhe u ngjit ne krye te klasifikimit. Te kuqte, me kete humbje, i rikthehen vendit te fundit.

Tirana- Teuta 1-2

Shenues: Vila 21', 43', Sefa 78'

Tirana: Kuranovski, Osmani, Abraham, Dabulla (Lila 58'), Lila, Deliallisi (Arapi 58'), Sefa, Pezo, Muzaka, Devolli (Tusha 72'), Xhafaj. Trajner: Blaz Slishkovic

Teuta:Vashaku, Ndreka (Likmeta 46'), Dushku, Jakupi, Imeraj, Gjondeda, Mucollari, Dosti (Stafa 55'), Lila, Hysa (Ahmeti 90'), Mile. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtare: A. Janku, E. Bicaku, E. Pjetrushi

Kartone te verdhe: Mile, Imeraj, Duballa

Provokimi

Ne dy rastet e golave, mbrojtesi i Teutes, Gezim Ndreka provokoi tifozet e Tiranes, duke u bere me shenje se duhet te heshtnin, por me kete veprim ata shtuan me teper sharjet.

Sulejman Starova, trajner i Teutes:

"Teuta ne tre javet e fundit, perballe skuadrave pretendente per titull, ka treguar rritje dhe maturi ne loje. Ne Shkoder e humbem ndeshjen ne minuten e fundit, kur ishim duke luajtur me mire. Nje jave me pare, ndaj Dinamos, mund te kishim fituar, ndersa sot me Tiranen siguruam nje fitore tejet te rendesishme. Pra, ka nje progres ne loje dhe ne rezultatet e Teutes. Kjo gje me pelqen shume. Teuta mbrojti rezultatin, ndaj nje ekipi pretendent si Tirana, e cila kerkoi barazimin ne fund. Teuta synon ne cdo jave, fitoren."

Blaz Slishkovic, trajneri i Tiranes:

"Nuk e kuptoj lojen e ekipit tim, ne tre javet e fundit. Tirana nis te luaje mire vetem ne pjesen e dyte. Si me Besen, nje jave me pare, edhe me Vllaznise, dhe sot ndaj Teutes, ka ndodhur e njejta gje. Ne pjesen e pare pesojme golat, pastaj ekipi reagon ne fushe. Nese do te luanin njelloj, si ne pjesen e pare, sigurisht do te shmangnim humbjen e sotme dhe barazimet e kaluara. Ndryshe nga pjesa e pare, ne pjesen e dyte krijuam disa raste dhe mund te kishim shenuar me shume se nje gol. Nje humbje qe duhej shmangur."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›