E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ndaloi festat kombetare ne Medvegje

Autoritetet policore serbe ndaluan dhe moren ne bisede informative per kater ore, sekretarin e shoqates humanitare "Medvegja", Fadil Selmani, i cili me pas u dergua ne Kosove. Fadil Selmani se bashku me tre aktiviste ishte ndaluar nga policia serbe ne hyrje te Medvegjes ne fshatin Mutivot dhe nuk i eshte lejuar hyrja ne vendlindje, ndersa pas kater oresh ata jane derguar ne drejtim te Kosoves. Shoqata humanitare "Medvegja" ishte bashkorganizatore e festave kombetare, sidomos organizimit te 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, nje manifestim qe ishte parapare te mbahet ne Pallatin e Kultures ne Medvegje, por qe u ndalua nga kryetari i kesaj komune, Sllobodan Drashkovic. Me iniciative te partise Levizjen Demokratike per Integrim, aktiviteti me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit eshte mbajtur ne korridorin e Pallatit te Kultures, pa leje te organeve kompetente serbe. "Kjo situate rikujton masat e dhunshme serbe, qe me pare aplikoheshin ne Kosove gjate regjimit te Milloshevicit. Tani i njejti realitet po ndodh ne Medvegje qe nga ajo periudhe, ku ushtrohet dhune dhe presion per te braktisur keto treva shqiptaret autokton", thuhet ne reagimin e shoqates "Medvegja", e cila pret qe lidhur me kete rast te reagojne autoritetet lokale ne rajonin e Lugines se Presheves dhe deputeti i zones, Riza Halimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›