E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doktrina Medvedev

Nga Owen Matthews , Anna Nemtsova

Cfare deshiron ne te vertete Dimitri Medvedev? Gjashte muajt e sundimit te tij ne Kremlin, sinjalet e leshuara nga presidenti rus jane aq te perziera saqe ai ka hutuar politikberesit dhe diplomatet perendimore. Nga nje fjalim ne tjetrin, per audiencen brenda vendit dhe jashte, ai ka folur me energji per dhenien fund te kultures se korrupsionit te Rusise, per diversifikimin e ekonomise se Rusise pertej industrise se naftes dhe gazit, duke integruar Rusine ne ekonomine boterore, duke krijuar shtetin e se drejtes, dhe per te garantuar lirine e shtypit. Ai ka thene se Rusia duhet te jete nje vend ku njerezit e zakonshem marrin "nje rol shume me aktiv ne jeten politike te vendit". Sidoqofte ne te njejten kohe, ai ka fajesuar Uashingtonin per destabilizimin e financave boterore, fajesoi SHBA per provokimin e luftes me Gjeorgjine ne muajin gusht; duke pohuar me vonese "interesat e privilegjuara" te Rusise ne zonat prane saj; dhe propozoi nje zhvendosje masive ne "arkitekturen globale", i cili do t'i jepte Rusise nje fjale shume me te theksuar ne ceshtjet boterore. Ne heret kete muaj, ne fjalim e tij te pare drejtuar kombit, ai paraqiti nje angazhim shume me te zjarrte ndaj vlerave liberale sesa paraardhesi i tij, Vladimir Putin, ka patur ndonjehere. Keshilltari i Putinit, Sergei Karaganov, e quajti fjalimin "fjalimin presidencial me liberal ne historine e Rusise". Sidoqofte ai gjithashtu ia doli mbane te ishte akoma me shume agresiv sesa Putin duke kercenuar drejtperdrejte Perendimin me dislokimin e raketave. Perfundimi eshte se gjate muajve te fundit, Medvedev ka zhvilluar programin e tij mjaft radikal: cuditerisht liberale brenda vendit, dhe gjithnje e me shume agresive jashte. Doktrina Medvedev permbledh nje plan ambicioz per te fiksuar shoqerine e shkaterruar brenda Rusise dhe per te rivendosur vendin e Rusise ne bote. Ne kuptimin me te gjere, ai eshte nje plan per te ndrequr infrastrukturen boterore te sigurise dhe ate financiare, sipas kushteve te Rusise.

Nje menyre per ta bere kete, beson Medvedev, eshte qe te zevendesohet te pakten nje pjese e influences se Amerikes ne Evrope me ate te Rusise permes nje perzierjeje te kercenimeve ushtarake dhe perdorimit te rezervave gjigante te gazit te Rusise si mjet presioni. Si fillim, ai deshiron te mbaje Ameriken dhe Evropen qe te perzihen ne zonat prane Rusise, dhe ai parashikon ribalancimin e diplomacise globale permes formimit te Organizates se Bashkepunimit te Shanghait, nje organizem i lire i vendeve aziatike qe perfshin Rusine dhe Kinen, nje bllok te ngjashem me NATO-n. Objektivat e tjera perfshijne transformimin e Moskes ne nje qender boterore financiare dhe krijimin e nje karteli te prodhuesve te gazit sipas modelit te OPEK-ut, me Rusine, prodhuesin me te madh te gazit ne bote, si anetar drejtues i tij. "Bota e vjeter unipolare eshte duke vdekur", thote Mikhail Margelov, kryetari i Komitetit te Politikes se Jashtme i Dhomes se Larte te Rusise. "Fuqi te reja kane dale; pervec SHBA ne shikojme fuqine ne rritje te Brazilit, Kines, Indise, BE-se dhe, sigurisht, Rusia". Objektivat jashtezakonisht ambicioze te Medvedevit kane evoluar qartazi nga plani i vjeter i Putinit per te rivendosur madheshtine e Rusise, brenda dhe jashte. Kjo veshtiresi eshte e cuditshme, meqenese Putin mbetet drejtuesi energjik i Rusise ne ndenjesen e mbrapme te makines nga posti i tij si kryeminister, dhe pritet gjeresisht qe te rikthehet ne presidence pas nje intervali te pershtatshem.

Por ka ndryshime te qarta midis dy njerezve. Putin perdori gjuhen e demokracise dhe liberalizmit kur ai per momentin nxori ne menyre te pershtatshme ekuivalencat morale midis veprimeve amerikane ne Kosove dhe Irak dhe politikes ruse ne Gjeorgji. Medvedev, nje avokat i edukuar ne Shen Peterburgun liberal te epokes se glasnostit, ka adoptuar nje stil me te hapur dhe me modern. Ai navigon ne Internet ne LiveJournal, rrjetin me te madh te faqeve sociale te Internetit te Rusise, dhe qe ato e kane bere ate "te ngrihet dhe te filloje te punoje, punoje dhe punoje". Ai rregullon ndalesa "spontane" ne kafe dhe restorante per te biseduar me klientet mbi gjera te tilla si rritja e cmimeve dhe korrupsioni i ulet. Ajo qe eshte akoma edhe me e rendesishme, Medvedevi eshte duke derguar edhe nje mesazh kumbues liberal per ekonomine, demokracine lokale dhe lirine e shtypit - jo sepse ai eshte popullor, por sepse ai beson se per te ruajtur funksionimin e Rusise, ajo ka nevoje per nje kontroll te vendosur dhe te vertete politik ne maje dhe dicka qe i afrohet nje shoqerie te hapur ne nje nivel me te ulet, me pergjegjesi per burokratet dhe liri me te madhe per bizneset. Po ashtu ndersa ai nxiti nje ligj nepermjet Parlamentit i cili do te zgjaste mandatin presidencial nga 4 ne 6 vjet - duke lejuar potencialisht Putinin te rikthehej si president per 12 vjet - ai gjithashtu ka premtuar te rigjalleruar demokracine parlamentare ne agoni duke mandatuar nje rotacion te rregullt dhe te percaktuar te udheheqesve te partise. Per me teper, ai aktualisht ka promovuar dhe mbrojtur ekonomistet liberale te tille si zv/kryeministri i pare Igor Shuvalov, nje mbrojtes i te drejtave te aksionereve, keshilltari ekonomik Arkady Dvorkovic, nje kundershtar i vendosur i nacionalizimit, dhe Ministrin e Finances Aleksei Kudrin, i cili ka krijuar fondin prej 150 miliard USD te stabilizimit te Rusise dhe e ka mbrojtur ate kunder perpjekjeve perpjekjeve per ta sulmuar ate per plane shpenzimesh populiste. Mbase me domethenesja mbi te gjitha, Medvedev, ka nje kuptim te qarte te problemeve me te cilat perballet Rusia - dhe nuk ka frike te flase per to.

Nen Putinin, ekonomia u rrit zhurmshem me nje rritje vjetore prej 7%, fale cmimeve te larta te naftes, gjaku i ekonomise ruse. Ndersa Putin duket se realisht kishte pak interes ne diversifikimin e ekonomise ose frenimin e atij lloj korrupsioni i cili e bente te pamundur madje te rrezikshem shpirtin e sipermarrjes. Perkundrazi, nje prej shenjave dalluese te fjalimeve te Medvedevit ka qene kriticizmi i tij i hapur ndaj sistemit te korruptuar te drejtesise dhe burokracise se Rusise - megjithese ai ka qene gjithmone teper i kujdesshem per te mos sugjeruar kurre se Putin ishte pergjegjes qe nuk ishte marre me heret me kete problem. Ne fjalimet e tija, Medvedev ka fajesuar burokratet se jane "sa dyshues per sipermarrjen e lire aq sa c'ishin nen regjimin sovjetik", dhe per kontrollin e mediave dhe nderhyrjen ne zgjedhje - qe mund te tingelloje cuditshem kur vjen prej dikujt qe ka perfituar kaq shume nga kontrolli i shtetit si mbi mediat ashtu edhe mbi kutite e votimit, por megjithate kjo eshte nje kritike e ashper e asaj qe nuk ecen me Rusine. Ne nje fjalim te javes se kaluar per ministrat kryesore, ai theksoi se ishte nje "prioritet kombetar" per te inkurajuar ndryshimin dhe per te reduktuar pengesat administrative dhe pengesat e tjera ndaj krijimit dhe zhvillimit te bizneseve te vogla dhe te mesme. Mbi marredheniet me jashte, Medvedev ka qene i kujdesshem per te shmangur paraqitjen e tij si me i dobet sesa Putin. Putin fliste per nje "bote multipolare". Por ishte nen mbikeqyrjen e Medvedevit qe Rusia morri ligjin nderkombetar ne duart e veta ndersa tanket ruse hyjne ne Osetine e jugut dhe Abkhazi. Atehere Kremlini rishpalli te drejten perandorake te Rusise per te bere - dhe gelltitur - kombet duke njohur republikat e shkeputura gjeorgjiane. Menjehere pas luftes, Medvedev shkoi nje hap me tejm duke sugjeruar se rregullat themelore te diplomacise nderkombetare duhet te jene ndryshuar per te njohur "interesat e privilegjuara te Rusise ne vendet ku nderhyrja e NATO-s ishte perfundimisht jo e mirepritur".

"Lidhjet kulturore dhe historike" te Rusise me vende te ndryshme pergjate kufijve te saj "dhe pertej" duhet te njihen, ai propozoi - nje pohim te qarte te parimit te vjeter sovjetik te sferes se influences se Moskes. "Ne nuk jemi duke u perpjekur te ringreme Bashkimin Sovjetik", shpjegon deputetin pro-Kremlinit ne Dumen ruse, Sergei Markov. "Por Rusia, si nje perandori e madhe, duhet te jete rrethuar me miq". Deri tani, pavaresisht nga fjalet e medha, nuk eshte aspak e qarte nese ndonje prej objektivave te medha strategjike te Medvedevit mund te realizohet. Me fyerjen e madhe dhe mosbesimin e Perendimit, Medvedev ka pak modele per te pare ne perpjekjen e tij per te plotesuar objektivat e tija ekonomike. Keshtu ai eshte rikthyer ne nje strategji te politikberjes pothuajse te stilit sovjetik: duke shpallur plane ambicioze per te reformuar dhe pastaj ne dukje per te besuar se ata do te jene permbushur me dekrete, sesa permes detyres se veshtire dhe shpesh te rende te ngritjes se koalicioneve, negociimit dhe menaxhimit te interesave te thella te cilat duan te pengojne reformat. Me pak fjale, Medvedev ka folur per nje loje te mire, por atje ka patur pak rezultate konkrete. Ne politiken e jashtme, me cmimet e naftes qe kane zbritur 2/3 nga maja e tyre, Medvedev eshte tani ne nje pozicion te pazakonte: ambiciet me te cilat ai filloi presidencen e tij nuk i pergjigjen me realitetit te pozicionin gjithnje e me te shume te pasigurt te Rusise.

Gjate 6 muajve te fundit, Bursa e Moskes ka rene me me shume se 65%, dhe rubla ka rene me 25% ne dy muaj. Banka Boterore vlereson se rubla do te bjere me rreth 15% ne 2009. Ndersa jo me vone se tetori, ne konferencen e Ministrave te Financave te BE-se, ne Evian, Medvedevi fliste per "kthimin e Moskes ne qender te fuqishme financiare dhe rubla ne nje prej monedhave rajonale drejtuese per sa i perket rezervave" - ide qe mund te kene pasur kuptim me naften ne cmimin 150 USD por tani duken pothuajse qesharake. Pak te huaj u nevojitet realisht rubla per arsye se eksportet me te medha te Rusise -p nafta, gazi dhe armet - te gjitha keto tregtohen ne dollare. Madje as Bjellorusia, me popullsine e saj 10 milioneshe dhe izolimin politik nga Evropa, nuk deshiron te adoptoje rublen ruse si monedhen e saj. Sa per te qenit nje nyje financiare, me e mira qe Medvedevi realisht mund te shpresoje per te eshte qe me shume aksione ruse te jene tregtuar ne Moske, sesa ne Londer dhe Nju-Jork, dhe per kapitalet ruse te rikthehen ne bankat ruse sesa te zhduken ne kompanite off-shore, ashtu sic ka qene, ne nje shkalle alarmuese prej 3-7 miliard USD ne jave prej shtatorit. Por megjithate kjo eshte nje mundesi e larget. Zakoni i burses se Moskes per tu mbyllur kur indekset fillojne te bien, ndonjehere per dite me radhe, veshtire se i siguron investitoret. Plani i Medvedevit per te shtyre perpara me nje ide te Putinit per te formuar "nje OPEK gazi" me Iranin dhe Katarin per te caktuar cmimet dhe per te koordinuar furnizimet mundet, teorikisht, te neutralizoje perpjekjet evropiane per te thyer vartesine e tyre ne gazin rus permes diversifikimit te furnizimeve. Por edhe kjo tani duket gjithnje e me shume e sforcuar.

Edhe OPEK i rregullt nuk ka qene ne gjendje te ruaje cmimin e naftes nga kolapsi, dhe natyra e kontratave te gazit, shpesh nenshkruhen per dekada perpara, e ben shume me te veshtire manipulimin e cmimeve. Per me teper, Perendimi eshte me pak i varur se me pare nga gazi rus.

Sipas nje analize nga Pierre Noel ne Keshillin Evropian per Marredheniet me Jashte, pjesa e Rusise ne importet e gazit te BE-se eshte pothuajse pergjysmuar prej 1980, ne 40%, ndersa Evropa po diversifikon furnizimet e veta me gaz natyror te lengshem nga Algjeria dhe Nigeria. Gazi rus tani perfaqeson vetem 6,5% te furnizimeve themelore energjetike te BE-se - dhe qe kjo perqindje eshte duke u zvogeluar.

Ka te dhena se Perendimi ka filluar te kuptoje sesa te zbrazeta jane disa prej mburrjeve te Medvedevit. Organizata per Bashkepunimin e Shanghait, per te cilen u kujdes me shume dashuri Putin si nje bllok potencial aziatik per te rivalizuar NATO-n, perfundoi duke refuzuar qe te mbeshteste njohjen nga ana e Moskes e Osetise dhe Abkhazise ne shtator (per sikletin e madh te Moskes, vetem Hamasi dhe Nikaragua e bene kete).

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Shefer i ka bere gjithashtu thirrje Evropes te mos rrije menjane "ndaj te drejtes se nje vendi per te zgjedhur lirisht rrjeshtimin e tij te sigurise" dhe te mos te jepet perpara presioneve te Moskes, ndersa Ukraina ngulmon per nje plan veprimi anetaresimi per te pershpejtuar pranimin. Sa per kercenimet e paturpshme te Medvedevit me raketa, evropianet duken me shume konfuze sesa te frikesuar. Ne fjalimin e tij drejtuar kombit ai tha se do te vendoste raketa Iskander ne enklaven ruse te Kaliningradit ne Balltik per te kundershtuar mbrojtjen kunder rakete amerikane dhe bazat e radarit ne Poloni dhe Republiken Ceke. Keto raketa teorikisht mund te dergojne mbushje raketash prej 450 kile thelle ne Evropen Qendrore. Por Iskander ishte perdorur ne luften gjeorgjiane dhe u provua se ishte e pasakte, veren analisti i pavarur ushtarak Pavel Felgenhauer - dhe, ne cdo rast, nuk do te ishin efektive kunder raketave qe do te ishin perdorur ne sistemin e propozuar nga Administrata Bush per mbrojtjen kunder raketave (vete ai per tu mbrojtur kunder Iranit dhe jo Rusise). Analisti Stanislav Belkovsky thote se detaje te tilla jane pothuajse te parendesishme - plani Medvedev ishte per "te futur nje pyke midis evropianeve dhe amerikaneve" duke shfrytezuar shqetesimet evropiane se mbrojtja kunder rakete vetem do te provokonte Rusine. Ne kete kuptim, thote ai, kercenimi ishte nje dredhi klasike sovjetike e negociatave: "Ju krijoni nje problem, atehere ofroni per ta menjanuar ate ne shkembim te dickaje per te cilen keni nevoje".

Por Medvedev e humbi rastin duke e bere kercenimin e tij me raketa vetem disa ore pasi Barak Obama fitoi zgjedhjet amerikane, duke e bere kercenimin te duket cuditerisht agresiv dhe jo me nje hap me rastin, vecanerisht per arsye se pikepamjet e Obames mbi mbrojtjen kunder raketave jane te paqarta. Ne te vertete, retorika e ashper e Medvedevit mund ti jape Obames nje mundesi te dobishme per te treguar forcen e karakterit te tij, te tregoje iranianeve dhe koreano-verioreve dhe botes se nje demokrat qe flet bute nuk duhet te merret me lehte. Disa politikane thjesht nuk e pranojne gjuhen e ashper: "Ne jemi mesuar me faktin qe Rusia ankohet per secilin tani dhe me pare", perfundon kryeministri polak Donald Tusk. "Evropa nuk duhet ti jane me shume vemendje kesaj deklarate". Sigurisht nuk ka asnje mendim per te larguar ne teresi Rusine, per ta poshteruar ate dhe per ta trajtuar si nje ari prej letre. Ne nje epoke te renies se cmimit te naftes dhe gjendjes se veshtire ekonomike, Rusia eshte tani papritmas kunder murit, dhe Medvedev shume shpejt do te perballet me joshjen per te kontrolluar dhe shtypur ekonomine ruse - duke caktuar cmimet, kercenuar biznesmenet dhe udhehequr fluksin e kapitalit. Ai gjithashtu mund te joshet per te perseritur aventuren e tij ushtarake ne Gjeorgji per te terhequr vemendjen e opinionit publik nga nje situate e perkeqesuar brenda vendit - mbase me nje perleshje me Ukrainen mbi Krimene. Te dyja do te ishin shkaterrimtare. Medvedevi ka pas shans per te reformuar boten ne imazhin e Kremlinit- dhe pak pjese te doktrines se tij ka te ngjare ti rezistojne renies se ekonomike te Rusise. Por te pakten ai duket se beson vertete se "liria eshte me e mire sesa joliria", dhe ai eshte duke u perpjekur me fuqimisht sesa cdo udheheqes i meparshem rus per te integruar vendin ne ekonomine boterore dhe ti dhene fund asaj qe ai e quan " nihilizmi ligjor " qe ka infektuar vendin e tij. Nese ai do te kete sukses ne kete lloj reformash , te tilla si frenimin e burokracise se pangopur dhe te korruptuar dhe te fuse shtetin e se drejtes, ai mund ta beje vendin e tij shume me funksional dhe me te pasur. Nje ekonomi reale dhe e lulezuar, dhe nje marredhenie e re konstruktive me Perendimin, do ta bente Rusine me te vertete shume me te fuqishme sesa cdo kercenim me raketa.

Marre nga numri i djeshem i "The Newsweek"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›