Shoshi i Apolonise plagoset nga tifozet lushnjare
Nje akt i rende dhe i shemtuar ka ndodhur ne Lushnje, ne ndeshjen mes ekipit vendas dhe Apolonise se Fierit. Autori i golit te barazimit per Apolonine, perfundoi i gjakosur ne spital, ku mori edhe ndihmen e shpejte, per shkak se nje tifoz lushnjar e ka goditur me gure ne koke. Nje gure, i hedhur nga nje tifoz i Lushnjes, e ka qelluar ne vetull, fare prane syrit te majte, duke i shkaktuar mbrojtesit te Apolonise hemoragji. Lajmi konfirmohet nga burimet policore lushnjare ashtu, sikurse reagojne edhe pjesetaret e ekipit te Apolonise.Qendermbrojtesi i Apolonise, Mariglen Shoshi, deklaron per "Koha Jone", pas shtrimit ne spital: "Ishte minuta e 30-te e pjeses se pare te ndeshjes dhe Apolonia ndodhej ne disavantazh. Shkova ne ndihme te sulmit. Pas nje pasimi te sakte, barazova shifrat dhe me tej u drejtova nga tifozet fierake, por te festuar me ta, por nje gur me perplas ne fytyre. E pashe pas pak sekondave veten te gjakosur ne fushe. Me derguan menjehere drejt spitalit,' - shprehet lojtari me i mire i Apolonise se Fierit, Maringlen Shoshi. Gjate rrefimit, Shoshi pohon se eshte nisur fillimisht, pas plagosjes, drejt spitalit te Lushnjes, ku mori ndihmen e pare. Me pas, me ambulance eshte dergua, ne urgjencen e spitalit rajonal te Fier ku i eshte bere grafia dhe eshte vizituar nga mjeke okuliste. E cara ne vetull, vetem pak centimetra mbi sy, eshte qepur prej mjekeve te spitalit. Qendermbrojtesi fierak, i cili luan sezonin tij te katert ne Fier, do te qendroje disa dite jashte fushes. Apolonia, pas ketij momenti te rende, ka vijuar ndeshjen. Shoshi eshte shoqeruar nga stafi i ngushte i ekipit te Apolonise dhe me vone, pas ndeshjes e kane vizituar edhe pjesa tjeter e ekipit dhe trajneri Karishek. Nderkohe, reagimi i drejtuesve fierake, ne lidhje me kete ngjarje ka qene i menjehershem. Pritet te zhvillohet edhe analiza e ndeshjes, dhe klubi Apolonia do t'i beje nje kerkese zyrtare FSHF-se, qe Lushnja te ndeshkohet nga ky akt i rende, qe s'ka asnje lidhje me nje ndeshje normale futbollin..
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj