E Diel, 1 Nëntor 2026

Indiference ndaj KQV-ve ne Kukes partite nuk paraqesin propozimet

Kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit të paraqitjes së kandidatëve për anëtarë të KQV-ve, por ende asnjë forcë politike nuk ka bërë ndonjë propozim.

Kryetari I KZAZ-së nr.34 që përfshin rrethin e Kukësit, Beqir Basha ka thënë se “ende vërehet një indiferencë e forcave politike që nuk kanë nisur procesin e paraqitjes së kandidatëve për anëtare të KQV-ve, që mund të sjellë jo pak probleme nëse vazhdohet kështu”.

Për anëtare të KQV-ve, duhet të paraqesin propozimet e tyre PD, PS, LSI dhe PBDNJ.

“Deri tani asnjë prej tyre nuk ka paraqitur ndonjë kandidaturë, ndonëse ngritja e KQV-ve për zonat e thella ka edhe probleme”, thotë Basha.

Ndërkohë, burime zyrtare nga dy partitë e mëdha pohojnë, se po punohet për t’i dhënë fund këtij procesi brenda afatit ligjor, edhe pse kanë mbetur edhe pak orë në skadimin e tij.

Në 8 maj, në rrethin e Kukësit votohet për zgjedhjen e drejtuesve të rinj për bashkinë e Kukësit dhe të 14 komunave.

Për këtë, do të ngrihen 100 komisione të qendrave të votimit, ndërsa numërimi i votave do të kryhet në shkollën e mesme “Havzi Nela” të qytetit të Kukësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›