Tirana kërkon Arlind Norën

(ALBANIA SPORT) – Tirana kërkon me ngulm të shërbimet e Arlind Norës, sulmuesit gjirokastrit që aktivizohet me Laçin. Interesimin e pranoi edhe 29-vjeçari, i cili më parë ka luajtur edhe për fanellat e Luftëtarit, Lushnjës, Elbasanit, Vllaznisë dhe Shkumbinit. Nora është ende nën kontratë me Laçin, madje është golashënuesi më i mirë i skuadrës së Stavri Nicës, me 5 gola. Goli i tij i fundit ishte ai kundër Dinamos në barazimin 1-1 në javën e 17-të të Superligës.