Halim Begaj largohet nga Flamurtari

(ALBANIA SPORT) – Halm Begaj, mbrojtësi i majtë i Flamurtarit është larguar nga skuadra vlonjate, duke e çuar në tetë numrin e lojtarëve të ikur nga formacioni i Gugash Maganit. Pistat e mundshme të ish-kapitenit të Flamurtarit janë Vllaznia dhe Tirana. Skuadra vlonjate ndodhet në Mecigorje të Bosnjës ku po kryen fazën përgatitore. Në përbërje të skuadrës janë dhe dy blerjet e dimërore Gerhard Progni e Elton Grami.