E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Hoti firmos me Gramozin

(ALBANIA SPORT) – Erjon Hoti është është blerja e re Gramozit. Shkodrani (2 gola këtë sezon me Apoloninë) është bashkuar me  kolonjarët në grumbullimin e skuadrës së Agim Canajt në Ulqin të Malit të Zi. Te Gramozi luan edhe shkodrani tjetër, mbrojtësi Klodian Semina (momentalisht i grumbulluar me Kombëtaren B në Turqi). Gramozi gjatë merkatos dimërore ka firmosur edhe me sulmuesin Marius Ngjela (ish-Flamurtari).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›