çelsi interesohet për Iakuintan
Kupa Afrikane e Kombeve e ka lënë trajnerin e bluve pa sulmuesin kryesor Didier Drogba. Konkurrenca në repartet e tjera të fushës është më e madhe, por në sulm Ançeloti ka vetëm Anelkan, Sturridge dhe të riun Borini.Edhe pse tekniku italian e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të blejë futbollistë në janar, mediat vazhdojnë të shkruajnë për transferime të mundshme.Së fundi, thuhet se ekipi i Abramoviçit dëshiron ta transferojë sulmuesin italian dhe blutë janë të gatshëm të derdhin në arkat e Juventusit tetë milion euro.