Rifillon funksionimi i faqes se internetit te CIA-s

Faqja e internetit e Agjencise Amerikane te Zbulimit CIA-s rifilloi te funksiononte sot nje dite pasi grupi i hakerave ne internet Anonymous tha se perdoruesit e kompjuterave e kishin bllokuar.
Faqja e internetit CIA.gov u bllokua dje pasdite. Dikush nga nje faqe e Twitterit e lidhur me grupin Anonymous vendosi mesazhin CIA TANGO DOWN. Tango Down eshte nje shprehje qe thuhet se perdoret nga Forcat Speciale amerikane kur ato eliminojne armikun.
Me pas ne te njejte faqe thuhej se fakti qe Anonymous njoftoi per nderhyrjen nuk do te thoshte qe ishte autorja e saj.
Faqja e internetit e CIA-s njoftohet se eshte zhbllokuar dje ne mbremje vone.