E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, supergol në Angli. Kapllani, 20‘ me Karlsruhen

Fundjava e përgatitjeve në këtë minifazë
dimërore ka parë në fushë shumë
prej futbollistëve shqiptarë, që luajnë në
kampionate të ndryshme të Evropës. Valon
Behrami shënoi gol dhe u shpall lojtari
i ndeshjes në fitoren 2-0 të Uest Hamit
ndaj Hartëlpullit në turin e katërt të kupës
së Anglisë. Futbollisti shqiptaro-zviceran
nga Kosova realizoi për 0-1 në minutën
e 44-ët pas një gjuajtjeje me të majtën,
ndërsa rezultati përfundimtar u vulos nga
Mark Nobëll, me penallti. Ndërsa Kalsruhe
e sulmuesit shqiptar, Edmond Kapllani,
fitoi 3-2 miqësoren kundër Nurembergut.
Golat u shënuan nga Kristian Tim, Xhovani
Federiko dhe Lars Stindl. Kapllani luajti si
zëvendësues nga minuta e 71-të në vend
të Kristian Timit. Të mërkurën e ardhshme,
Karlsruhe do të luajë në çerekfinalet e
Kupës së Gjermanisë kundër SV Vehen
Viesbaden dhe të dielën në kampionatin
gjerman kundër Bokum të Mërgim
Mavrajt. Asnjë minutë për Bogdanin në
Rexhina-Kievo 0-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›