Tirana, mbetet enderr kualifikimi
Aranit Muraci
Tirana nuk ka dhuruar asnje emocion ne ndeshjen e kthimit, duke e humbur me nje rezultat te thelle, 4-0 sfiden e dyte te "Champions", ndaj Stabaekut te Norvegjise. Edhe ne kete edicion raundi i trete i Champions mbeti enderr, si ne cdo vit per Tiranen dhe per ekipet tona pjesemarrese ne Evrope. Eliminimi i Tiranes pritej, nisur nga emri me i forte i kundershtarit, por humbja e thelle dhe loja e dobet deshperoi tifozet e saj, qe kishin shprese dhe mendonin te pakten nje paraqitje dinjitoze ne Evrope. Mungesa e kapitenit Muka eshte ndjere dukshem ne lojen e Tiranes. Ne ndryshim nga ndeshja e pare, qe u zhvillua ne Tirane, nuk luante as Muzaka per shkak demtimi. Vendin e tyre e kishin zene ne fillim te lojes, Patushi dhe Mohelebi. Nga ana tjeter, forca e Stabaekut dhe paraqitja ishte krejt ndryshe nga ndeshja e pare. Asnje shans per ekipin e drejtuar nga trajneri Ilia Loncarevic, qe te arrinte ndonje rezultat premtues, per t'u kualifikuar ne raundin e trete te Liges se Kampioneve. Bardheblute jane dorezuar brenda 45 minutave loje. Stabaeku e nisi mire ndeshjen dhe per dy minuta shenoi dy gola. Vendasit perfituan nga vendosja gabim e mbrojtjes se Tiranes dhe u larguan ne kete menyre nga Evropa, me nje humbje zhgenjyese. Ne 15' P. Segerstrom shenoi golin e pare te ndeshjes. Sulmuesi doli i lire para portes sone dhe i vetem shume prane Nallbanit e dergoi topin ne rrjete, pa i dhene mundesi portierit qe te devijoje topin. Goli i dha me teper grinte lojes se vendasve dhe dy minuta me vone, ne '17 P. Segerstrom dyfishoi shifrat pas nje devijimi te topit ne zone, qe ne fakt nuk pati shume pretendime, por gjeti portierin e Tiranes ne kunder kohe dhe topi perfundoi ne rrjete. Tirana pas pesimit te golit t dyte baraspeshoi lojen dhe u perpoq qe te shkurtonte shifrat nepermjet ndonje goditje kendi. Ne '44, rezultoi shkoi ne 3-0. Autor i golit te trete ishte F. Berglund. Pjesa e pare perfundon me nje rezultat te favorshem per Stabaekun. Me fillimin e pjeses se dyte Tirana dukej e dorezuar plotesisht. Pas nje zbritjeje te shpejte Farnerdud '54 shenoi golin e katert per ekipin e Stabaekut. Pas pesimit te golit Tirana mbeti me 10 lojtare, sepse francezi Mohelebi doli me karton te kuq. Ne diference numerike rezultati nuk ndryshoi, pasi Stabaek e kishte siguruar kualifikimin dhe e uli agresivitetin para portes se Tiranes.