E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, dy shefat e policisë pa faj

 

BERAT – Gjykata e Beratit shpalli dje të pafajshëm shefin e Komisariatit të Kuçovës, Mehmet Rapon dhe shefin e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve, Enton Softa. Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga akuza, gjykata i rrëzoi ato. Pretenca kërkoi për Rapon dënimin me 3 vjet burg dhe 400 mijë lekë gjobë, ndërsa për Softën, 2 vjet burg dhe 300 mijë lekë gjobë. Ata u akuzuan për shpërdorim të detyrës dhe veprime arbitrare, pasi një vajzë nga Kuçova i akuzoi se kishin tentuar ta bindnin të denonconte të dashurin e saj për trafik. Pas hetimit rezultoi se ditën që vajza ishte paraqitur në polici, nuk ishte shënuar asgjë në procesverbalet e policisë. Dy shefat e policisë kanë mohuar akuzën e prokurorisë gjatë kohës që ata kanë qenë në hetim. Prokuroria e Beratit bëri të ditur se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit në Vlorë.                                          d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›