E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi kundërshton rezolutën e PE-së

Beograd -Serbia ka kundërshtuar menjëherë miratimin e rezolutës nga ana e Parlamentit Evropian. me të cilën i bëhet thirrje anëtareve të BE së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. "Parlamenti evropian nuk është një institucion i cili është i ngarkuar pranë Bashkimit Evropian që të merret me politikën e jashtme. Për politikën e jashtme në BE kujdeset Këshilli i Ministrave, e në kuadër të këtij këshilli ka shtete që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe shtete që nuk e kanë pranuar Kosovën e pavarur"-deklaroi ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Ai ka përsëritur se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti kryesor për qeverinë serbe, por Beogradi nuk do të heqë dorë nga lufta me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›