E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ndalet nga Vllaznia, Skënderbeu ngjitet në krye

TIRANE-Janë luajtur tre ndeshjet e fundit të javës së 18-të të Superligës, që tashmë ka një kryesues të ri, Skënderbeun. Korçarët fituan 1-0 ndaj Kamzës dhe përfituan nga barazimi 0-0 i Tiranës me Vllazninë, duke u ngjitur në krye të kampionatit me 41 pikë, 1 më shumë se skuadra kryeqytetase. Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj shkodranëve, në një ndeshje spektakolare dhe të mbushur me emocione. Ndërkohë, korçarët nuk patën asnjë problem në ndeshjen e tyre me Kamzën, duke fituar 1-0 falë golit të Gjergji Muzakës në pjesën e dytë. Sa i përket ndeshjes tjetër të luajtur të hënën, Kastrioti fitoi 4-2 me Bylisin, duke rimarrë vendin e katërt në klasifikim.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›