PS kërkon shkarkimin e kryetares së KKRT-së. Bushati: Akuzat te motivuara politikisht
TIRANE – Komisioni parlamentar i medias është përfshirë sot nga debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, lidhur me raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve.
Deputetët e opozitës akuzuan KKRT-në për paaftësi dhe shpërdorime financiare, duke kërkuar shkarkimin e kryetares Endira Bushati, si dhe riformatimin e plotë të këtij institucioni. Deputetët e opozitës, Konkretisht Alfred Dalipi aluduan për shpërdorime financiare në rastin e blerjes së një automjeti tepër të shtrenjtë.
“Makina fuoristrade është blerë rreth 600 mijë euro dhe vetëm manuali është blerë 60 milionë lekë. Dini ju ndonjë pajisje që vetëm manuali i përdorimit i kushton 60 milionë lekë dhe kjo ka ndodhur në KKRT-në e vitit 2002. Dhe unë nuk mund të mbaj barrën e zotit paraardhës të vitit 2002 për çështjen e kësaj makine.”- deklaroi kryetarja e KKRT, Endira Bushati.
“Besoj që nuk e meriton të votohet jo vetëm rezoluta, por padyshim që e vetmja rrugë është shkarkimi dhe riformatimi i një këshilli të ri.”- deklaroi deputetja e PS-së Valentina Leskaj.
“Unë nuk shoh që të ketë një arsye të qëndrueshme që ne të mos e vlerësojmë punën e KKRT-së.”- u shpreh nënkryetari i komisionit Mark Marku.
Pas këtyre debateve që zgjatën për mbi 2 orë, komisioni shtyu për mbledhjen më të afërt miratimin e rezolutës mbi raportin e KKRT-së për 2011-ën. Ky dokument do t’i kalohet më pas për miratim kuvendit.
BUSHATI PER NEWS24: DALIPI TË PËRGËNJESHTROJË INFORMACIONET QË JEP
Kreu i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit Endira Bushati ka kundërshtuar sot deklaratat e bëra nga opozita në drejtim të saj dhe institucionit që drejton duke i quajtur ato të pasakta dhe deri të motivuara politikisht. Ne nje interviste per News24, Bushati tha se faktet e paraqitura nga deputeti socialist Alfred Dalipi në lidhje me blerjen e stacionit lëvizës për monitorimin e frekuencave janë të pasakta pasi projekti shqiptaro-danez është realizuar në vitin 2002.
‘Makina bashkë me pajisjet është blerë në vitin 2002. Dhe që nga viti 2002 deri tani në masr të viti 2012, kjo makinë ka bërë dicka më shumë se 9 mijë kilometra. më pas për shkak të cmontimit të aparaturave dhe të përdorimit të këtyre aparaturave janë përdorur makina të tjera”.
Aktualisht KKRT ka ngritur një komision pune për hetimin e plotë të dokumentacionit për projektin DAMIDA, i cil është financuar nga qeveria daneze dhe ajo shqiptare në vitin 2001 në masën 63 dhe 37%.
“Në total makina kap vlerën e rreth 760 milionë lekëve të vjetra ku vetëm KKRT ka paguar rreth 370 milionë lekë të vjetra. Përvec kësaj në KKRT kam gjetur dhe disa procedura prokurorimi mbi disa manuale të përdorimit të kësaj makinë. Ato kapin shifrën mbi 60 milionë lekë të vjetra. I kërkoj publikisht z Dalipi të përgënjeshtrojë informacionin që dha në Komision, ose të vijë pranë zyrave tona, të marrë informacionin e duhur. Rëndësi ka të bëhet transparenca mbi këtë cështje”, u shpreh Bushati.
(d.b/er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Fuoristrada’ Endira Bushati: Ja e vërteta mbi deklaratat e deputetit Dalipi VIDEO: Debate në komisionin e medias, PS kërkon shkarkimin e kryetares së KKRT-së VIDEO: Intervista me Endira Bushatin