E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Nuk mund të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë

BEOGRAD - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mary Warlick, ka deklaruar se Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje lokale në Republikën e Kosovës.

Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, ajo ka thënë se serbët me shtetësi të Serbisë, kudo në botë, edhe në Kosovë, duhet të kenë mundësinë për të votuar.
“Shtete e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë nga ana e Serbisë do të ishte veprim ilegal, i papërshtatshëm për tu realizuar në terren, dhe po ashtu i papranueshëm”, ka thënë ambasadorja Warlick për RTV të Novi Sadit.

“Unë e përsëris se është e rëndësishme që të kuptohet se organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet të bëhet vetëm në pajtim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Pra nuk bëhet fjalë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në një shtet tjetër. Ndërsa sa u përket zgjedhjeve lokale, mendoj se shtetasit e Serbisë kudo që ndodhen nëpër botë duhet të kenë mundësinë të votojnë, dhe këtë duhet t’ua mundësojë bashkësia ndërkombëtare”.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›