Sherr për një femer, vritet një person, plagoset i biri dhe vëllai i viktimës
BERAT-Një person është vrarë ndërsa 2 tjerë jane plagosur, është bilanci pas një sherri në Berat. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Poshnje të Beratit jashte një lokali ndërsa dyshohet se zanafilla ka qenë sherri për një femër.
Dyshohet se gjatë konfliktit, është qëlluar me thika dhe si pasojë është vrarë shtetasi Gezim Protoduari 50 vjec, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Sako Protoduari dhe Eduart Protoduari, përkatësisht vellai dhe djali i Gëzim Protoduarit.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe dyshon se ngjarja ndodhi per motive te dobeta. Paraprakisht mesohet se te dyshuar si autore te krimit jane 2 vellezerit Besnik dhe Bedri Ibrahimi.
Ngjarja
Policia dyshon se zanafilla e krimit të sotëm ka qenë një konflikt për një femër. Sako, djali i Gëzim Protoduarit dhe djali i Besnik Ibrahimit ishin rrahur mes tyre para disa ditësh për shkak të një vajze.
Gëzim Protoduari merr vëllain e tij, Eduart Protoduari dhe shkon në lokalin e fshatit për të sqaruar sherrin e djalit të tij me vëllezërit, Besnik dhe Bedri Ibrahimi. Por, sqarimi ka degjeneruar në sherr me fjalë dhe më pas me dhunë. Mësohet se Gëzim Protoduari ka qëlluar me mjete të forta njërin prej autorëve të vrasjes, Besnik Ibrahimin. Ky i fundit ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar Gëzim Protoduarin dhe plagos djalin e ketij te fundi, Sako 20 vjec dhe vëllain e Gëzimit, Eduart Protoduari, 25 vjec. Por, 50-vjecari, Gëzim Protoduari humbi jetën nga plaga me thika, kurse të plagosur në spital u dërguan djali dhe vëllai i tij, qe pas ndihmes se marre jane jashte rrezikut per jeten.
Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve, Besnik dhe Bedri Ibrahimi. Operacioni i policisë është shtrirë në fshatin Mistrovicë, ku dyshohet se janë fshehur 2 vëllezërit Ibrahimi.
(d.b/BalkanWeb)