E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ndërmjet Beogradit dhe Athinës

 Genc Llakaj

Tirana është kryeqytet i shqiptarve. Juridikisht është kryeqytet i shqiptarve të Shqipërisë administrative, por de-fakto, historikisht  e moralisht është qendra e të gjithë shqiptarve në rajon. Ky fakt vërtetohet  nga historia, kushtetueshmëria shtetare e saj e për më tepër nga aspirata, pothuaj shekullore, e  shqiptarve për  të pasur një qendër të përbashkët kombëtare. Parë nga ky këndvështrim, është Tirana zyrtare ajo që duhet të marrë në mbrojtje jo vetëm shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, por edhe ata përreth saj duke i konsideruar, për tagrin që kanë,  pjesë integrale e të njëjtit tung etno-kulturor.

Qoftë ata të Kosovës, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, Maqedonisë apo edhe të Çamërisë. Kurrsesi,  Tirana nuk mund të bëj ndryshe apo më pak nga ajo që bën Athina në lidhje me grekët qipriot apo ata të Dropullit, Beogradi në lidhje me serbët e Mitrovicës apo edhe nga shtetet demokratike që mbrojnë të drejtat e pakicave të tyre  kombëtare. Kjo përgjegjësi  juridike,historike apo dhe morale, nuk ka lindur thjesht dhe vetëm për faktin e përzgjedhjes së Tiranës si qendër shtetare e shqiptarve sesa nga obligimi juridik që Tirana zyrtare ka pasur dhe ka ndaj bashkëkombësve të vet  qysh nga  Kushtetuta e vitit 1928 (në Mbretërinë e Zogut) e deri te Kushtetuta e sotme(21 tetor 1998). Pika e përbashkët, madje do të thoja  historike, që i bashkonë këto dy dokumenta esencial është  se të dyja sanksionojnë aspiratën për bashkim kombëtar të shqiptarve nën një shtet të vetëm në Ballkan.

Aspiratë kjo e promovuar etnikisht  nga Lidhja Shqiptare e Prizërenit (më 1878) e deri te verdikti i 1912-tës. E para  ligjëronë Mbretin Zog si mbret të të gjithë shqiptarve dhe e dyta  aspiratën e shqiptarve për bashkim kombëtar si obligim kushtetues i të gjitha politikave zyrtare që shkojnë dhe ikin përmes Tiranës.  Konkretisht,  në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet: me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar..e, për më tepë, në nenin nr 5-së  thuhet se  Republika e Shqipërisë zbatonë të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të dhe në nenin nr 8 fraksion 1/2 dhe 3 respektivisht thuhet: Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijveve te saj;  Republika e Shqiperise mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet dhe  Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgimninë kulturore kombëtare. Pra, siç shihet qartë, Tirana zyrtare ka shumë obligime ndaj shqiptarve.

Por, fatkeqësisht, ajo nuk ka ndërmarë as nisma konkrete në mbrojtje të të drejtave të tyre e as ka bër plan-projekte afatgjata për ta jetësuar aspiratën e një shtet-kombi shqiptar. Konkretisht, sot, kur flitet për çështje kombëtare apo bashkim kombëtar të shqiptarve edhe pse është detyrim kushtetues, pa kurrfarë logjike del Kryeministri  i radhës dhe zbut situatën. Nga ana tjetër, nëse flitet mediatikisht apo nga qarqe të ndryshme intelektualësh për bashkim politiko-institucional të Kosovës me Shqipërinë, sërishdelkryeministri apo zëdhënësi i tij, ministri i jashtëm, e thotë se ne jemi vend demokratik  dhe  i përkasim linjës së integrimeve  sikur ky bashkim të ishte antidemokratik apo kundër këtij integrimi.

Paçka se serbët sot e kësaj dite propagandojnë për ndryshim kufijësh në favor të tyre, madje angazhojnë  ministri të veçantë për aneksimin e territoreve  shqiptare. Këta zotërinj  dritëshkurtër nuk mjaftohen me dhunimin që i kanë bër dhe po i bëjnë kushtetutës së shtetit të tyre, por arrijnë deri aty sa cilindo, që flet apo kërkonë bashkim kombëtar, ta quajnë ose  faqezi ose  nacionalit të shkuar mode. Nga ana tjetër, ajo që përbën  fatkeqësi mendore, kur  flitet për shkëmbim territoresh nga serbët, Tirana zyrtare hesht sikur të mos ket ndodhur hiçmosgjëja e radhës! Përshembull, sot  po vihet në pikpyetje sovraniteti i shtetit të Kosovës.

Ky moment delikat  as që e ka shqetësuar Tiranën politike e aq më pak ta detyroi, qoftë për sy e faqe, të jetë mburojë e shqiptarve të Kosovës, ashtu si Kushtetuta e detyronë. Me këtë heshtje, Tirana politike, po vërtetonë  edhe një herë papërgjegjshmërinë e saj, paaftësinë politike  e madje tradhëtinë  ndaj kombit. Tirana zyrtare,  me dashje  ose jo, po shkel dhunshëm Kushtetutën e vendit. Të mos flasim këtu për moral apo obligim shpirtëror ndaj një kombi të tërë. Pra, me pak fjalë, kjo politikë, jo vetëm nuk po ngre zërin në mbrojtje të shqiptarve, për çka kushtetueshmërisht është e detyruar,  por po injoronë çuditërisht edhe të Drejtën Ndërkombëtare, atë garanci juridike  të së drejtës së popujve dhe kombeve për vetvendosje. A ka një spejgim ky realitet nga i cili  po injorohet vullneti i një populli, kushtetuta e një shteti demokratik dhe vet e drejta ndërkombëtare? Parë në këtë kontekst, ky qëndrim absurd të bind se politika zyrtare e Tiranës jo vetëm nuk mbështet aspiratën e popullit që përfaqësonë,  madje ajo ka dal  hapur kundër saj.

Nëse dikush do fakte kronologjike ato nuk mungojnë: mjaftonë të kujtojmë raportin e marrdhënieve kinse  reciproke me shtetin grek ku ky i fundit historikisht ka përfituar territore, financa dhe përulje të politikës së ngathtët apo të paaftë  të Tiranës duke marrë në shkëmbim faturën e genocidit të  paprecedent ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë (më 1945-sën), një ligj lufte ende të gjallë (2536-viti 1940), shfrytëzimin e afro 11.000 km katrorë tokë shqiptar për 68 vjet, grabitjen disavjeçare të bankave greke ndaj qyterave shqiptar  e deri te diskriminimi shtazarak i emigrantëve shqiptarnë 20 vitet e fundit. E megjithë këto, politika e Tiranës ose ka heshtur ose është bër palë e interesave greke. Aq më keq ka vepruar kjo politikë në raport me serbët.

Ishin serbët, ultranacionalistët e politikës së Beogradit, ata që për afro 100 vite mbajtën peng Kosovën, ishin serbët që masakruan një popullsi të pafajshme më 1999-tën, janë  po serbët ata që  nuk njohin Kosovën shtet të pavarur dhe ata që po synojnë sot e kësaj dite territore shqiptare për të mos llogaritur këtu diskriminimin ndaj popullit shqiptar të Luginës së Preshevës. Edhe në raport me serbët, Tirana zyrtare, ka qenë e butë, e mirë deri kavaliere saqë kur Beogradi ushtronte dhunë  ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare  politika zyrtare e Tiranës ju jepte kurajo a mundësi që ta bënin atë. Të mos harrojmë as realitetin e viteve të fundit, ku këmbëlëpirsit e politikës shqiptare, për hir të  gjasme integrimeve, janë promotorë të ideologjisë boshe se marrdhëniet me Beogradin duhen forcuar edhe pse ky i fundit  pretendonë hapur se afro 1/3 -ta e territorit kombëtar shqiptar ju përket atyre dhe do ta rimarrë me çdo kosto.

Ja pra, me pak shembuj mund të kuptohet fare lehtë se politika e Tiranës në vend që të jetë piemont i çështjes shqiptare në Ballkan, ndodh e kundërta! Është armike numër një e saj. Faktet flasin, la carta canta ! Çudi! Sipas kësaj logjike na lind e drejta, si qytetarë a intelektual, të flasim troç dhe të mendojmë qartë se, politikanët shqiptar nuk janë as shqiptar e aq më pak politikan! Logjik tjetër nuk më vjen në mend. Nëse dikush do tmë kundërshtoi le ta thotë mendimin e vet kundër, por do ti lutem tma argumentoi atë. Sipas këndvështrimit personal, mendoj se  Tirana zyrtare ose ka frikë nga shqiptarët ose nuk ka lidhje me ta. Nëse ka frikë, pse duhet?! Ku qëndron piksynimi apo strategjia e Tiranës kur deklaronë publikisht e zyrtarisht se çështja e Kosovës i përket Institucioneve  Ndërkombëtare, të Drejtës Ndërkombëtare dhe jo asaj?

Asaj të drejte që ne e zbatojmë virtualisht por de-fakto e mbeshtesim vetëm në rastet kur subjekt i saj nuk janë shqiptarët. Nëse do të analizonim qëndrimin e politikës zyrtare të Tiranës, në lidhje me të drejtat e shqiptarve si popull a si komb, dhe nga ana tjetër të drejtat që saksionon e Drejta Ndërkombëtare për individin, popujt apo kombet, do të konstatojmë një konflikt të jashtëlogjikshëm interesash k

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›