Tirana në KOLAPS të plotë, bllokohen të gjitha rrugët
Kryeqyteti është përballur me një trafik të frikshëm mëngjesin e sotëm. Rrugët kryesore të saj janë bllokuar prej orësh.
Shkak për këtë mendohet se është bërë fillimi i vitit të ri shkollor dhe reshjet e shiut.
Kryebashkiaku Lulzim Basha premtoi se do ta zgjidhë problemin e trafikut gjatë fushatës së tij elektorale, por dy vjet nga zgjedhja e tij në këtë post, nuk ka bërë asgjë për këtë problem.
Madje, edhe ndërtimi i Unazës së Madhe, që mendohej se do ta lehtësonte trafikun, është duke u zvarritur.
Tramvaji dhe projektet e tjera të premtuara nga Basha pastaj, duken si jashtëtokësore.