E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta heq kompjuterët e shëmtuar të Topallit, do u dhurohen shkollave

berisha-topalli-paloka-breguKryetari i ri i Kuvendit do e pastrojë sallën e seancave plenare nga kompjuterët që i instaluan me urgjencë përpara mbledhjes së legjislaturës së re.

Kompjuterët, që u kushtuan shtrenjtë xhepave të taksapaguesve shqiptarë, do u dhurohen disa shkollave në vend, raporton Shqip.

Burimet brenda mazhorancës thonë se heqja e kompjuterëve do bëhet jo vetëm për arsye estetike, por edhe për shkak të mungesës së efiçencës në performimin e tyre.

Edhe pse janë zhvilluar disa seanca në Kuvend, askush nuk ka hapur kompjuterët super të shtrenjtë të Topallit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›