E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ne erresire per 15 minuta

Rreth ores 20 e 20 minuta e gjithe Tirana eshte perfshire nga erresira. Rruget dhe rrugicat e kryeqytetit si asnjehere tjeter jane ndricuar per minuta te tera vetem nga feneret makinave apo nga ndonje gjenerator i lokaleve.

Sipas burimeve prane Operatorit te Sistemit te Transmetimit, “black out”-i eshte shkaktuar si pasoje e renies se menjehershme te sistemit te linjave te tensionit te larte 220 kilovolte.

“Black out”-i nuk ka zgjatur per shume kohe pasi ne disa nga rruget kryesore te Tiranes, energjia eshte rikthyer pas rreth 15 minutash.

Problematike ka qene situata ne zonen e ish-bllokut, tek “Tirana e re”, “Komuna e Parisit” e te tjera te cilet kane vuajtur mungesen e energjise elektrike per me shume se dy ore.

Te njejtat burime prane OST-se sqarojne se punonjesit e tyre po punojne per kthimin e energjise elektrike ne shtepite e qytetareve edhe ne keto zona, por venia ne pune e linjave behet ne menyre graduale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›