Veliaj e Xhihani, test në Hungari

Emiljano Veliaj e Parid Xhihani, dy futbollistët cilësorë të Besës së Kavajës ndodhen për testime në Hungari. Besa, skuadra shqiptare që merr pjesë në Kupën Intertoto, do të zhvillojë fazën përgatitore në Pogradec. Ndeshja e parë në Kupën Intertoto do të zhvillohet, më 21 qershor në Tiranë, ndërsa ajo e kthimit, më 28 qershor në Qipro.