E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr D, Serbi – Ganë, pragndeshja

Serbia dhe Gana do të nisin fushatën e tyre në Kupën e Botës në grupin D në Pretoria (të dielën).Dy skuadrat ndodhen në një grup të vështirë, nisur nga fakti se duhet të luftojnë me një gjigant si Gjermania, por dhe me një Australi ambicioze.

Për Ganën kjo është paraqitja e dytë në finalet e Kupës së Botës, teksa debutuan katër vjet më parë në Gjërmani, ndërkohë që për Serbinë kjo është finalja e parë si komb i vetëm, jo në përbërje të ish-Jugosllavisë.

Ndeshja është një betejë midis dy trajnerëve serb, pasi Gana drejtohet nag Milona Rajeviç, ndërsa Serbia nga Radomir Antiç.

Gana është pa lojtarin e saj më të rëndësishëm, Mikael Esien (i dëmtuar), pro ka në gjirin e saj yllin e Interit, Sulej Muntari.
Stefian Apiah do të jetë kapiteni i “Yjeve të zinj” (Black Stars)

Serbia shpreson se mbrojtësi i Mançester Junaitid të jetë fit për ndeshjen pas sëmundjes që pati para ndeshjeve miqësore kundër Polonisë dhe Kamerunit.

Trajneri Antiç nuk ka shqetësime të tjera në ekip. Nikola Zigiç i Birmingamit parashikohet të jetë në sulm, Milos Krasiç dhe Milan Jovanoviç do ta mbështesin nga krahët.

Gjyqtar: Hektor BALDASI
Ditëlindja: 5.1.1966
Kombësia: Argjentina
Profesioni: Sipërmarrës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Në vitin 2008 fitoi çmimin si arbitri më i mirë në Amerikën e Jugut.

SERBIA
Trajner: Radomir Antiç
Kapiten: Dejan Stankoviç
Ylli i skuadrës: Dejan Stankoviç
Vlera e lojtarëve: 185 mln euro
Numri i klubeve: 2100
Numri i lojtarëve: 310 000
Viti i themelimit: 1919
Anëtarësimi në FIFA: 1921
Pjesëmarrje: 10
Trofe: 0
Bilanci: 40 N, 16 F, 8 B, 16 H

GANA
Trajner: Milovan Rajevac (serb)
Kapiten: Stefen Apiah
Ylli i skuadrës: Sulej Muntari
Vlera e lojtarëve: 115 mln euro
Numri i klubeve: (mungon e dhëna)
Numri i lojtarëve: (mungon e dhëna)
Viti i themelimit: 1957
Anëtarësimi në FIFA: 1958
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 4 N, 2 F, 0 B, 2 H

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›