Biletat Spanja me e shtrenjta

Ekonomia në Spanjë ka pësuar rënie drastike, numri i të papunëve është duke u rritur, por biletat për ndeshjet e elitës së futbollit spanjoll po vazhdojnë të shtrenjtohen. Sipas hulumtimit të gazetës "Marca", kampionati spanjoll është dukshëm më i shtrenjti për t'u shikuar. Mesatarisht një biletë për një ndeshje të elitës së futbollit spanjoll kap vlerën e 53 eurove.
Një fakt interesant është se biletat më të lira që ofrojnë skuadrat e La Ligas, si Getafe e Rajo Valekano, janë të barabarta me biletat më të shtrenjta për ndeshjet e kryesuesve në Angli, Mançester Siti dhe skuadrës gjermane Bajer Leverkusen, nga 25 euro.
E dyta për nga ligat më të shtrenjta përsa u përket biletave, është Seria A italiane. Për të ndjekur një ndeshje të këtij kampionatit, duhet të paguhen mesatarisht 48 euro. Vetëm në vendin e tretë gjendet Premier League angleze, me çmim mesatar të biletave prej 44 eurove. Bundesliga gjermane pozicionohet e katërta në këtë renditje speciale, ku për të ndjekur një ndeshje futbolli duhet të paguash mesatarisht 30 euro.
Biletat më të lira në Spanjë i ofron Valencia. Për një vend në tribunat e fundit në “Mestalla” nevojiten 10 euro. Por, skuadrat I rrisin dukshëm çmimet e biletave kur vjen një kundërshtar i madh. Te Osasuna për shumicën e ndeshjeve biletat kushtojnë nga 36 deri në 60 euro. Por, për takime me Barcelonën e Real Madridin, biletat shtrenjtohen gati dyfish dhe kushtojnë nga 90 deri në 110 euro.
Në Gjermani ku stadiumet janë mjaft moderne, bileta më e lirë është 18 euro, ndërsa më të shtrenjtat mund të jenë deri në 70 euro, siç janë ato për ndeshjet e Bajernit të Mynihut.