E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu e Nano takohen nelokalin luksoz te Xhoanes

Te tjera rreth shkrimit FOTO Takimi i shtyre midis ambasadorit te SHBA Aleksander Arvizu dhe ish-kryetarit te PS Fatos Nano per shkak te sulmit ndaj komandave shqiptare ne Afganistan eshte zhvilluar dje pasdite. Ne kete takim te zhvilluar ne nje nga lokalet me luksoze te kryeqytetit afer stadiumit Dinamo Nano ka qene sebashku me bashkeshorten e tij Xhoana teksa ka pritur ambasadorin amerikan Arvizu takim i cili ka zgjatur me se nje ore e ku u diskutua per situaten politike. Takimi vjen ne nje kohe kur kreu idiplomacise amerikane ne Tirane kazhvilluar gjate diteve te fundit te tjera takime me aktore te ndryshem politike si anetari i Kryesise se PSBlushi ish-deputeti i PS Islami kreu I PS Rama kreu i Bashkise se Tiranes Basha. Me kreun socialist takimi ka qene dhe ne kuadrin e ndermarrjes se nje vizite te ketij te fundit ne SHBA dhe ku Arvizu garanton takimet. Gje te cilen e ka bere dhe me kreun e bashkise se Tiranes Lulzim Basha disa jave me pare.

RESTORANTI
Takimi mes ambasadorit te SHBA-se Arvozu dhe ish kryeministrit e ish liderit te PS-se Fatos Nano eshte zhvilluar pikerisht ne lokalin luksoz qe Xhoana Nano ka hapur pak kohe me pare. Restoranti ndodhet ne mjediset e stadiumit Selman Stermasi ne kryeqytet. Nga pamjet e jashtme nuk te le pershtypjen e nje lokali luksoz por nga brenda mund te konfirmosh krejt te kunderten dhe ata qe kane patur fatin te shijojne recetat e zgjedhura konfirmojne se ky restorant eshte nje nder me te rafinuarit ne Tirane. Klientet VIP jane ata qe frekuentojne me se shumti restorantin i cili ka si specialitet prodhimet e detit. Ky eshte nje biznes i ri i zonjes Nano e cila ka vendosur te provoje nje linje tjeter fitimprurese ndryshe nga ajo e agjencive te udhetimeve.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›